Turqia vazhdon ti japë goditje të rënda terrorit duke synuar shfarosjen e tërë të PKK-së

Zëvendëskryeminsitri Fikri Ëshëk (Fikri Işık) tha se organizata separatiste terroriste PKK po jeton periudhën me humbjet më të mëdha në histori.

Turqia vazhdon ti japë goditje të rënda terrorit duke synuar shfarosjen e tërë të PKK-së

Zëvendëskryeminsitri Fikri Ëshëk (Fikri Işık) tha se organizata separatiste terroriste PKK po jeton periudhën me humbjet më të mëdha në histori.

Gjatë takimeve në rrethin Van Ëshëk u shpreh edhe në lidhje me luftën kundër terrorit.

“Organizatës terroriste po i japim goditje të rënda njëra pas tjetrës. Organizata separatiste terroriste po jeton ditët më problematike, më të vështira dhe me më shumë humbje. Tashmë nuk ka luftë sezonale kundër terrorit. Lufta kundër terrorit do të vazhdojë përgjatë gjithë vitit dhe veçanërisht gjatë dimrit” tha zëvendëskryeminsitri Ëshëk.

Ai tha se po zbatojnë një luftë shumë të intensifikuar kundër terrorit dhe vazhdojnë me vendosmëri luftën në pikën e neutralizimit të terroristëve kudo që ata të fshihen dhe shtoi se të gjitha njësitë luftojnë me një koordinim dhe vendosmëri të fuqishme.  

Zv/ Ministri turk tha se janë të detyruar të vejnë rend, paqe dhe siguri për çdo njeri që jeton në rajon dhe në këtë pikë nuk do të hedhin as hapin më të vogël prapa dhe nuk do të bëjnë as tolerancën më të vogël.

Zëvendëskryeminsitri Fikri Ëshëk  tha se lufta kundër organizatës terroriste do të vazhdojë deri në eliminimin e saj.

“Ne do të vazhdojmë luftën deri në shfarosjen e plotë të organizatës terroriste nga tokat tona. Këtë e bëjmë si fillim për popullin e zonës, për mirëqenien e atdheut tonë” tha Ëshëk.

Ai bëri të ditur gjithashtu se falë rezultateve të suksesshme të marra në luftën kundër terrorit në këtë zonë ka filluar të rritet edhe punësimi.



Lajme të ngjashme