Kryeministri Yildirim dërgoi një mesazh ngushëllimi homologut të tij grek Tsipras

Kryeministri Yildirim ka përcjellë ngushëllimet duke i dërguar një mesazh homologut grek, për përmbytjet e djeshme në rajonin Attika të Greqisë, që kanë shkaktuar 16 viktima.

849773
Kryeministri Yildirim dërgoi një mesazh ngushëllimi homologut të tij grek Tsipras

Kryeministri i Turqisë, Binali Jëlldërëm (Yıldırım), i ka dërguar Kryeministrit të Greqisë, Alexis Tsipras, një mesazh ngushëllimi për fatkeqësinë e përmbytjeve në rajonin Attika të Greqisë.

Sipas një deklarate të publikuar nga Kryeministria e Turqisë, mësohet se Kryeministri Jëlldërëm ka përcjellë ngushëllimet duke i dërguar një mesazh homologut grek, për përmbytjet e djeshme në rajonin Attika të Greqisë, që kanë shkaktuar 16 viktima.

Në mesazhin e tij, Jëlldërëm, ka theksuar se Turqia në këtë ditë të vështirë ndodhet në solidarizim me Greqinë dhe se është e gatshme të ofrojë ndihmën e saj.

 


Lajme të ngjashme