Erdogan: Vendosëm të tërheqim ushtarët tanë nga stërvitja e NATO-s në Norvegji

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, bëri me dije të premten se kanë vendosur të tërheqin trupat turke nga stërvitja e NATO-s në Norvegji, pas një incidenti në këtë vend...

Erdogan: Vendosëm të tërheqim ushtarët tanë nga stërvitja e NATO-s në Norvegji

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, bëri me dije të premten se kanë vendosur të tërheqin trupat turke nga stërvitja e NATO-s në Norvegji, pas një incidenti në këtë vend.

"Mos nuk duhet t'ua themi gabimet sepse jemi aleatë në NATO? Të na falin, por do t'ua themi. Dje, në Norvegji, ka ndodhur një incident. Në Norvegji, kanë vendosur një tablo si tablo armiqësore. Në këtë tablo ishte fotografia e Ataturkut dhe në anën tjetër emri im. Këta ishin në shënjestër", tha Erdogan në një takim me kryetarët e degëve të rretheve në selinë e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), në Ankara.

"Pasi morën këtë informacion, shefi i Shtabit të Përgjithshëm dhe ministri për Çështjet e BE-së, që po udhëtonin për në Kanada, më telefonuan dhe më njoftuan për incidentin duke më thënë se kishin vendosur që të tërheqin ushtarët, që janë rreth 40, në stërvitjen e NATO-s. Ndërsa unë u thash që ta bëjnë një gjë të tillë, natyrisht, dhe të mos presin aspak. U thash që edhe sikur ato objektiva të hiqen, të tërheqin menjëherë 40 ushtarët tanë. Nuk mund të ketë një aleancë, një aleat të tillë", shtoi presidenti turk. /AA



Lajme të ngjashme