Erdogan: Themeluesit e DAESH-it janë njëherësh edhe ideatorët e PKK/PYD-së

Themeluesit e DAESH-it janë njëherësh edhe ideatorët e organizatës separatiste PKK/PYD, deklaroi të premten Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan...

Erdogan: Themeluesit e DAESH-it janë njëherësh edhe ideatorët e PKK/PYD-së

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të premten se qyteti Afrin në pjesën veriore të Sirisë duhet të pastrohet nga organizata separatiste terroriste PYD/YPG, fraksion i PKK-së.

Kryetari i shtetit turk dhe njëherësh i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) mbajti një fjalim gjatë takimit me kryetarët e degëve të rretheve në selinë e forcës së tij politike, në Ankara.

Erdogan theksoi se Turqia do ta pastrojë Afrinin nga terroristët dhe do të jetë e pranishme atje si element dominues në pikat e vrojtimit.

“Duhet të nxjerrim organizatën terroriste PKK/PYD jashtë qytetit Afrin të Sirisë. Jemi të detyruar ta bëjmë këtë. Shumë probleme, të cilat mund të zgjidheshin me lehtësi brenda aleancës, janë tërhequr në qorrsokak nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, u shpreh ai.

Pasi tërhoqi vëmendjen se SHBA-ja ka zgjedhur bashkëpunimin me organizatat terroriste pavarësisht propozimit të Turqisë për operacion të përbashkët në Raka dhe Menbixh, Erdogan tha se Uashingtoni u ka premtuar që PYD/YPG-ja nuk do të qëndronte në Menbixh e megjithatë nuk e ka mbajtur fjalën, por tashmë nuk do të bëhen pre e së njëjtës loje në Afrin.

“Jemi të vetëdijshëm për lojën që do të inskenojë SHBA-ja, e cila ka minuar operacionet e Turqisë kundër DAESH-it dhe PYD-së”, shtoi lideri turk.

Ndër të tjera, Erdogan u ndal mbi fuqitë që fshihen apo qëndrojnë pas terrorizmit.

“DAESH-i është ushtri vrasësish e kriminelësh, e cila është formuar nga ata që sot shtiren sikur luftojnë kundër saj. Themeluesit e DAESH-it janë njëherësh edhe ideatorët e organizatës separatiste PKK/PYD. Ata që i japin lustër PYD-së, janë gjithashtu inkurajuesit e administratës rajonale kurde të Irakut për të shpallur pavarësinë. S’duhet të harrojmë se ata rritën në mbrojtjen dhe patronazhin e tyre po ashtu organizatën terroriste gyleniste (FETO). Shohim që janë në heshtje të thellë kur DAESH-i dhe PYD-ja janë kapur dorë për dorë në Raka. Askush të mos përpiqet të na i tregojë Forcat Demokratike Siriane (SDF) si një institucion demokratik, pasi demokratik ka vetëm emrin dhe në thelb është organizatë terroriste”, nënvizoi Presidenti Erdogan.



Lajme të ngjashme