Eksperti amerikan: Uashingtoni po bën një lojë të rrezikshme në Siri

Drejtori i Qendrës Allison për Studime të Politikave të Jashtme në Fondacionin e Trashëgimisë, Luke Coffey, cilësoi si “një lojë të rrezikshme” furnizimin me armë që SHBA-ja po i bën PYD/YPG-së, fraksioni sirian i organizatës separatiste terroriste PKK...

Eksperti amerikan: Uashingtoni po bën një lojë të rrezikshme në Siri

Luke Coffey, drejtor i Qendrës Douglas dhe Sarah Allison për Studime të Politikave të Jashtme në Fondacionin e Trashëgimisë (The Heritage Foundation), cilësoi si “një lojë të rrezikshme” furnizimin me armë që SHBA-ja po i bën PYD/YPG-së, fraksioni sirian i organizatës separatiste terroriste PKK.

Eksperti Coffey i këtij institucioni prestigjioz amerikan mbajti një kumtesë në panelin me temë “Dekonfliktimi në Siri: Operacioni i Turqisë në Idlib”, organizuar nga Fondacioni për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale – Dega Uashington (SETA DC).

Ai theksoi se është mungesë vizioni dhe dritëshkurtësi që SHBA-ja t’i lidhë burimet e saj me strategjinë, që është duke ndjekur në pjesën veriore të Sirisë, ndërsa shtoi se nuk mund të parashihet që trupat amerikane të mund të qëndrojnë për një kohë të gjatë në Siri dhe që kjo strategji të jetë në gjendje të prodhojë një rezultat pozitiv.

“Nëse amerikanët apo shumica e popullit amerikan do të ishin në dijeni se taksat e tyre kanë ideologji neomarksiste dhe se Departamenti i Shtetit financon PYD/YPG-në, e cila bën pjesë tek ‘Lista e Organizatave Terroriste të Huaja’, atëherë ky do të ishte një burim shqetësimi”, u shpreh Luke Coffey.

Eksperti amerikan vuri në pah se PKK/PYD-ja aspiron që SHBA-ja luajë në Siri një rol të shtrirë në terma kohorë aftagjatë.

“Siria është një terren shumë i rrëshqitshëm. Nëse kostoja e marrjes së shpejtë të qytetit Rakka është armatosja e një organizate si YPG-ja, atëherë nuk ia vlen”, komentoi ai.

Coffey u ndal gjithashtu mbi marrëveshjet e fshehta ndërmjet PKK/PYD-së dhe DAESH-it duke shpjeguar se kjo mjafton për të vërtetuar që PKK/PYD-ja nuk është e besueshme.

Marrëdhëniet Turqi-SHBA, shtoi drejtori i Qendrës Douglas dhe Sarah Allison për Studime të Politikave të Jashtme në Fondacionin e Trashëgimisë, janë përkeqësuar dukshëm si pasojë e mbështetjes së administratës amerikane për PKK/PYD-në dhe shqetësimi aktual në Turqi për SHBA-në është diçka e kuptueshme.

Kurse drejtori i SETA DC, Kadir Ustun, tërhoqi vëmendjen se Uashingtoni i ka premtuar Ankarasë që organizata terroriste PKK/PYD do të tërhiqet nga qyteza Menbixh, e cila pozicionohet në verilindje të Halepit dhe 30 km në perëndim të Eufratit, por nuk i ka qëndruar besnik këtyre angazhimeve.



Lajme të ngjashme