Turqia shpreh shqetësimet për pazaret e fëlliqura të organizatave terroriste

Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë ka bërë një komunikatë me shkrim në lidhje me marrëveshjen e arritur ndërmjet organizatave terroriste DAESH dhe PYD/YPG në qytetin Raka të Sirisë.

Turqia shpreh shqetësimet për pazaret e fëlliqura të organizatave terroriste
Provat e marrëveshjes së ndotur të organizatave terroriste në Rakka
Provat e marrëveshjes së ndotur të organizatave terroriste në Rakka

Me marrëveshjen e bërë mes organizatave terroriste PKK/PYD dhe DAESH në Siri, terroristët vendas të DAESH-it, evakuohen në mënyrë të sigurt nga Rakka.

 

“Është një zbulim jashtëzakonisht i rëndë dhe për të hapur sytë, që të ashtuquajturat "Forcat Demokratike Siriane", të dominuara nga PYD/YPG, derivati sirian i organizatës terroriste PKK, ndërmjetësuan një marrëveshje me organizatën terroriste DAESH për të evakuuar nga Raka një numër të madh terroristësh të DEASH-it ndërkohë që ishte duke u zhvilluar operacioni për pastrimin e Rakas nga DAESH-i”, thuhet në komunikatën e Ministrisë.

Siç e kemi theksuar me çdo rast, qëllimi i organizatës terroriste PYD/YPG në Siri nuk është të luftojë kundër DAESH-it, por të krijojë në terren situata të jashtëligjshme të llojit “fakt i kryer”, të pushtojë territore dhe të ndryshojë strukturën demografike e këtushme”, thekson komunikata dhe vijon me këto fjalë: “Marrëveshja në fjalë paraqet një shembull të ri të faktit se luftimi i një organizate terroriste me një tjetër do të rezultonte përfundimisht në bashkëpunimin e këtyre organizatave terroriste me njëra-tjetrën”.

Ne gjithashtu ndejmë keqardhje për deklaratat e zëdhënësve të Koalicionit Ndërkombëtar Kundër DAESH-it dhe të Departamentit amerikan të Mbrojtjes (Pentagon), ku jo vetëm që nuk e kanë mohuar ekzistencën e marrëveshjes, por përkundrazi, kanë shprehur "respektin" e tyre për të.

 

 

 
 


Lajme të ngjashme