Ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu uron 29-vjetorin e themelimit të Shtetit të Palestinës

Mesazhin e tij të urimit ministri Çavushollu e publikoi nëpërmjet llogarisë së tij në median sociale.

Ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu uron 29-vjetorin e themelimit të Shtetit të Palestinës

Ministri i Jashtëm Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) uroi 29 vjetorin e shpalljes së shtetit të Palestinës.

Mesazhin e tij të urimit ministri Çavushollu e publikoi nëpërmjet llogarisë së tij në median sociale.

“Ne e përgëzojmë popullin palestinez në 29 vjetorin e shpalljes së shtetit të Palestinës. Turqia do të vazhdojë të qëndrojë me Palestinën në kauzën e saj të drejtë dhe do të sigurojë mbështetje të fortë për Palestinën e pavarur dhe sovrane në kufijtë e vitit 1967 me Jerusalemin Lindor si kryeqytet”, shkruan ministri Çavushollu.

Kujtojmë se Turqia vendosi marrëdhënie zyrtare me Organizatën për Çlirimin e Palestinës (PLO) në vitin 1975 dhe ishte një nga vendet e para që njohën shtetin palestinez të themeluar në mërgim më 15 nëntor 1988.



Lajme të ngjashme