Kryeministri Yildirim publikoi një mesazh urimi për Ditën e Republikës të RTQV-së

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) bëri të ditur se e gjithë bota ka dëshmuar përpjekjet e Republikës Turke të Qipros së Veriut (KKTC) për gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme dhe të drejt problemit në ishull.

Kryeministri Yildirim publikoi një mesazh urimi për Ditën e Republikës të RTQV-së

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) bëri të ditur se e gjithë bota ka dëshmuar përpjekjet e Republikës Turke të Qipros së Veriut (KKTC) për gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme dhe të drejt problemit në ishull.

Kryeministri Jëlldërëm publikoi një mesazh urimi me rastin e 34-vjetorit të themelimit të Republikës Turke të Qipros së Veriut.

Në mesazhin e tij shefi i qeverisë turke shkruan se turqit e Qipros, të ekspozuar ndaj padrejtësisë, presioneve, dhunës dhe që vazhdojnë me guxim përpjekjen e tyre fisnike, më 15 nëntor 1983 i dhanë jetë Republikës Turke të Qipros së Veriut dhe u bënë krenaria e popullit turk.

“Republika Turke e Qipros së Veriut, e cila është një shtet ligjor dhe demokratik, synon mbrojtjen e paqes dhe stabilitetit në ishull, ndërsa me durim dhe vullnet të mirë vazhdon me përpjekjet e saj për gjetjen e një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme problemit në ishull. E gjithë bota e dëshmoi këtë. Ne besojmë se do të arrihet në një marrëveshje, ku turqve të Qipros, të cilët janë bashkëpronarë të ishullit, do t’u garantohet statusi i barabartë që do të mundësojë integrimin e tyre me shoqërinë ndërkombëtare”, deklaroi Jëlldërëm.

Kryeministri tërhoqi vëmendjen se Turqia, do të vazhdoj të jetë pranë popullit turk të Qipros ashtu si deri më sot, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Mëmëdheu do të vazhdoj të japë me ndjeshmëri përkrahjen e saj në zhvillimin politik, ekonomik dhe social të Republikës Turke të Qipros së Veriut. Turqit e Qipros do të vazhdojnë të ecin me siguri drejt të ardhmes së ndritshme nën garancinë efektive dhe aktuale të Turqisë. Në këtë ditë krenare nga zemra ndajmë lumturinë me vëllezërit tanë qipriot. Uroj nga zemra në emrin tim personal dhe në emër të qeverisë Ditën e Republikës me shpresë që kjo ditë të sjellë paqe, siguri dhe mirëqenie me vite”.



Lajme të ngjashme