Çavusoglu: Asnjë grup terrorist nuk duhet të thirret në takimet për Sirinë

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, tërhoqi vëmendjen se asnjë grup terrorist nuk duhet të thirret në takimet për Sirinë...

Çavusoglu: Asnjë grup terrorist nuk duhet të thirret në takimet për Sirinë

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, tërhoqi vëmendjen se asnjë grup terrorist nuk duhet të thirret në takimet për Sirinë.

Në përgjigje të interesit të gazetarëve në qytetin Soçi të Rusisë, shefi i diplomacisë turke deklaroi se Rusia ka bërë një propozim gjatë bisedimeve në kryeqytetin Astanë të Kazakistanit në lidhje me një kongres, i cili do të organizohet për zgjidhjen politike në Siri.

“Kjo çështje po vlerësohet ndërmjet Turqisë, Iranit dhe Rusisë. Parimisht ne s’kemi ndonjë kundërshtim për kongreset, që do të organizohen në lidhje me Sirinë; por e rëndësishme është cilësia e këtyre kongreseve. Asnjë grup terrorist nuk duhet të thirret në kongres”, theksoi ai.

Çavusoglu vuri në pah edhe një tjetër herë se PKK/PYD-ja është organizatë terroriste.

“Ne pamë gjatë operacionin në Rakka që s’ka kurrfarë dallimi ndërmjet PYD-së, YPG-së dhe PKK-së. Ata pozuan me afishe dhe posterë të Ocalanit (kreu terrorist i PKK-së). Brenda opozitës së vërtetë në Siri nuk duhet të ketë grupe terroriste. PKK/PYD-ja nuk përfaqëson të gjithë kurdët, por vetëm një pakicë ideologjike. Ka gjithashtu grupe kurde të tjera dhe ne ia dhamë Rusisë këtë listë. YPG-ja ka detyruar mbi 500 mijë kurdë sirianë që të braktisin shtëpitë dhe fshatrat e tyre. Prandaj nuk ka asnjë fije dyshimi se ky grup është një organizatë terroriste. Ne dimë gjithashtu se nga kush përdoren këto organizata në terren”, nënvizoi mes të tjerash ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu.



Lajme të ngjashme