Ushtria turke asgjëson pozicionet e PKK-së në veri të Irakut

Forcat e Armatosura Turke, në operacionin ajror në rajonet Zap, Sinath-Haftanin, Hakurk dhe Kandil në veri të Irakut, asgjësuan pozicionet e zgjarrit, vendstrehimet dhe depot e armatimit dhe municioneve të organizatës terroriste.

Ushtria turke asgjëson pozicionet e PKK-së në veri të Irakut

Forcat e Armatosura Turke në operacionin ajror në rajonet Zap, Sinath-Haftanin, Hakurk dhe Kandil në veri të Irakut, asgjësuan pozicionet e zgjarrit, vendstrehimet dhe depot e armatimit dhe municioneve të organizatës terroriste.

Sipas informacioneve të dhëna nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Turke, Forcat e Armatosura Turke vazhdojnë të marrin në shënjestër kampet që përdoren nga terroristët e organizatës separatiste terroriste PKK në veri të Irakut.

Avionët luftarakë të Komandës së Forcave Ajrore zhvilluan dje një operacion ajror ndaj kampeve të PKK-së në rajonet Zap, Sinath-Haftanin, Hakurk dhe Kandil në veri të Irakut.

Pasi asgjësuan pozicionet e armatosura, vendstrehimet dhe depot e armëve e municioneve të terroristëve, që sipas konstatimeve ata po përgatiteshin për sulm, avionët u kthyen të sigurt në bazën ajrore në Turqi.



Lajme të ngjashme