Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Takimi Erdoan-Putin: Takimet tona kontribuojnë në avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), në kuadër të vizitës zyrtare në Rusi, u takua me Kryetarin e Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin në rezistencën presidenciale në Soçi.

Takimi Erdoan-Putin: Takimet tona kontribuojnë në avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve
Takimi Erdogan-Putin
Takimi Erdogan-Putin

Kryetari i Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin dhe Presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) realizuan takimin e 6-të brenda këtij viti. Takimi kishte në fokus çështje rajonale dhe ndërkombëtare, siç janë përpjekja e përbashkët kundër terrorit dhe situata në Siri. Pas takimit të dy liderët mbajtën edhe një konferencë të përbashkët për mediat.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), në kuadër të vizitës zyrtare në Rusi, u takua me Kryetarin e Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin në rezistencën presidenciale në Soçi. 

Takimi Erdoan-Putin zgjati 2 orë e 10 minuta.

Më pas liderët kaluan në takimin ndërmjet delegacioneve.

Erdoan, në takimin e sotëm me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin,tha se takimet e shpeshta direkte mes tyre në kuadër të normalizimit të marrëdhënieve dypalëshe, kontribuojnë ndjeshëm për avancimin e bashkëpunimit mes Turqisë dhe Rusisë.

“Bashkëpunimi ynë në planin dypalësh dhe solidarizimi ynë me problemet e rajonit, janë të rëndësishme për të ardhmen tonë dhe kontribuojnë për forcimin e besimit të ndërsjellë”, tha Erdoan.

Nga ana tjetër presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, deklaroi se marrëdhëniet e vendit të tij me Turqinë janë kthyer në nivelin e mëparshëm. “Vëllimi tregtar, pas rënies së vitit të kaluar, në tetë muaj e parë të këtij viti është rritur më shumë se 30%. Turqia dhe Rusia bashkërisht punojnë në të gjitha temat, përfshirë edhe krizën në Siri”, tha Putin gjatë takimit me presidentin e Republikës së Turqisë.

Në takimin që u zhvillua në rezidencën presidenciale merrin pjesë edhe shefi i Shtatmadhorisë së Turqisë, Hulusi Akar, ministri i Jashtëm, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) dhe zëdhënësi presidencial Ibrahim Kallën (Ibrahim Kalın).

Në konferencën e përbashkët për shtyp Presidenti Erdoan shprehu kënaqësinë jo vetëm të rritjes së marrëdhënieve ekonomike por edhe të anulimit të një pjese të madhe të kufizimeve në fushën e bujqësisë dhe të liberalizimit të vizave.

Ai tha se ata si dy liderë vazhdojnë gjithmonë kontaktet dhe pret që të hiqen edhe kufizimet e mbetura në temat e sipërpërmendura.

Duke iu referuar edhe rritjes së shifrave në tregtinë dypalëshe, Presidenti Erdoan theksoi se për arritjen e objektivave duhet që edhe regjimi i liberalizimit të vizave të kthehet në gjendjen e mëparshme.

Erdoan bëri të ditur se me liderin rus vlerësuan edhe projektet e Rrjedhës Turke dhe centralit bërthamor Akkuyu dhe rikujtoi se vënia në jetë në kohën e duhur të këtyre projekteve ka një rëndësi jetike.

Ai rikujtoi gjithashtu se në 9 muajt e parë të vitit në Turqi erdhën rreth 4 milionë turistë dhe shtoi se shpresojnë që vitin e ardhshëm këto shifra të rriten edhe më shumë.

Presidenti Erdoan tha se shqyrtuan edhe zhvillimet e fundit në Siri dhe falë progresit të shënuar prej procesit të Astanas tha se Putin kanë rënë dakord në lidhje me çështjen e përqëndrimit në zgjidhjen politike në Siri.

Kurse kreu i vendit mirëpritës, Putin tha se treguesi më i rëndësishëm i arritjes së marrëdhënieve dypalëshe në nivelin para krizës së avionit në vitin 2015 (rrëzimi i avionit rus nga avionët F-16 pasi shkeli hapësirën ajrore turke), është vëllimi tregtar në rritje.

Duke theksuar se me Presidentin Erdoan shqyrtuan zgjidhjen e krizës së Sirisë në kuadër të sovranitetit dhe tërësisë territoriale të këtij vendi, Putin bëri të ditur se shkëmbyen mendime edhe për të gjitha çështjet rajonale.

Kurse duke iu referuar rifillimit të importit të produkteve bujqësore, lideri rus tha se vazhdojnë kontaktet për anulimin e plotë të kufizimeve.

Ai tha se në lidhje me çështjet e energjisë morën mendimin e autoriteteve të të dyja vendeve dhe vlerësuan bashkëpunimin strategjik. Lideri rus tha se së bashku u bisedua edhe për fazat e arritura në projektet e Rrjedhës Turke dhe Centralit Bërthamor Akkuyu.

Vladimir Putin e përfundoi fjalën e tij duke falenderuar Presidentin Erdoan.

 



Lajme të ngjashme