Takimi Yildirim-Pence: Dëshirojmë një faqe të re në marrëdhëniet dypalëshe

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) bëri të ditur se takimi me Zëvendëspresidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pence ishte shumë i frytshëm.

844715
Takimi Yildirim-Pence: Dëshirojmë një faqe të re në marrëdhëniet dypalëshe

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) bëri të ditur se takimi me Zëvendëspresidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pence ishte shumë i frytshëm.

“Folëm problemet tona me njëri-tjetrin në mënyrë të sinqertë dhe të drejtë. Shqyrtuam çështjet dypalëshe dhe rajonale” tha Jëlldërëm.

Gjatë kthimit nga Uashingtoni Kryeministri Jëlldërëm vlerësoi për gazetarët takimin e zhvilluar me Pence dhe ndër të tjerat, tha: “Takimi, në të vërtetë ishte shumë i frytshëm. Ne biseduam me sinqeritet dhe drejtësi për problemet tona. Shqyrtuam temat dypalëshe dhe rajonale. U shprehëm se përkeqësimi i marrëdhënie ndërmjet dy vendeve gjatë kohës së fundit nuk i sjellin asnjë dobi as Turqisë dhe as shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ne si politikanë duhet të marrim patjetër më shumë përgjegjësi dhe duhet të nxjerrim nga rendi i ditës gjendjet që dëmtojnë marrëdhëniet tona”.

Kurse në deklaratën e bërë nga Kryeministria në lidhje me këtë takim, thuhet: “Në takim u ripërsërit kërkesa për arrestimin dhe ekstradimin e kreut të FETO,-s dhe dhënia fund e aktiviteteve të kësaj organizate. Gjithashtu është rikujtuar se në gjyqet e zhvilluara në Nju-Jork dhe që dëmtojnë marrëdhëniet dypalëshe provat e ashtuquajtura janë të rreme dhe janë mbledhur me mënyra të jashtëligjshme”.

Në takimin krahas marrëdhënieve mes dy vendeve dhe çështjeve rajonale, është diskutuar në mënyrë të gjerë edhe në lidhje me luftën kundër terrorit. Amerikës i është rikujtuar edhe një herë shqetësimi që ndjen Turqia në lidhje armët, që i janë dhënë organizatës terroriste YPG dhe është shprehur pritshmëria për dhënien fund kësaj mbështetjeje.

Gjatë takimit, të dyja kanë theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të thella si aleatë dhe partnerë strategjik ndërmjet njëra-tjetrës dhe është shprehur dëshira që ky takim të hapë një faqeje të re të dialogut konstruktiv mes dy vendeve mike dhe aleate, Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Edhe në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë lidhur me takimin Jëlldërëm-Pence, thuhet se “shpresojmë që ky takim të ndihmojë në hapjen e një faqeje të re në marrëdhëniet mes dy vendeve”.

"Zëvendëspresidenti Mike Pence dhe Kryeministri Jëlldërëm konfirmuan partneritetin strategjik që vazhdon midis Turqisë dhe Amerikës” shkruhet në deklaratë.

Gjithashtu të dyja palët janë të të njëjtit mendimi se stabiliteti dhe siguria në Lindjen e Mesme është në përfitim edhe të Turqisë edhe të Amerikës, duke rënë kështu dakord për rritjen e këshillimit ndërqeveritar lidhur me arritjen e kësaj objektive.

Zëvendëspresidenti amerikan falënderoi kryeministrin Jëlldërëm për kontributin, që Turqia jep në sigurinë globale dhe luftën e saj kundër organizatës terroriste DAESH.

Pence theksoi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë pranë Turqisë në luftën kundër organizatës separatiste terroriste PKK dhe organizatave të tjera terroriste.



Lajme të ngjashme