Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Kryeministri Yildirim takon Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres

Shefi i qeverisë turke nga Sekretari i OKB-së kërkoi angazhim më të madh në lidhje me çështjen e myslimanëve Rohingya në Mianmar.

Kryeministri Yildirim takon Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Yıldırım) në kuadër të kontakteve të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pati një takim edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guteresh (Guterres).

Takimi u zhvillua në selinë e OKB-së në Nju-Jork (New York).

 

Në lidhje me takimin e zhvilluar me Sekretarin Guteresh, Kryeministri Jëlldërëm foli kështu: “Sekretari i Përgjithshëm vuri në pah sakrificën e madhe të Turqisë në marrjen përsipër të barrës së refugjatëve që u shfaq si pasojë e emigrimeve të lindura nga destabilitetet përreth saj. Natyrisht që pritshmëritë tona në këtë drejtim janë që të gjitha vendet e OKB-së të marrin përsipër këtë barrë”.

Shefi i qeverisë turke theksoi se me Sekretarin Guteresh i bënë një vlerësim problemeve rajonale dhe globale, ndërsa vijoi duke thënë se “Ne vëmë theksin tek nevoja që OKB-ja të veproj në mënyrë më aktive dhe shoqëria ndërkombëtare të angazhohet në lidhje me çështjen e spastrimit etnik që kryhet kohëve të fundit ndaj myslimanëve Rohingya në Mianmar dhe bëmë të ditur se ‘duhet të bëhet presion për marrjen e një vendimi në këtë drejtim’. Ndërkaq në anën tjetër thamë që personave të larguar nga vendet e tyre, të detyruar në shpërngulje duhet të dërgohen ndihmat humanitare nën koordinimin e OKB-së dhe se duhet të punohet në drejtim të kthimit të këtyre njerëzve në vendet e tyre. Fatkeqësisht zëri i tyre nuk u dëgjua mjaftë, në këtë kontekst Turqia edhe dërgoi ndihma humanitare edhe i tërhoqi vëmendjen opinionit botëror në lidhje me spastrimin etnik që po kryhet ndaj myslimanëve në këtë vend”.

Jëlldërëm gjithashtu bëri të ditur se gjatë takimit kanë biseduar në mënyrë gjithëpërfshirëse edhe në lidhje me çështjet tjera si ajo e gjetjes së zgjidhjes problemeve të Qipros, Libisë, Irakut e Sirisë, ndërsa takimin e cilësoi si të suksesshëm dhe produktiv.

Gjatë takimi u vë theksi se Turqia do të vazhdoj të përkrahë Sekretarin Guteresh në punimet e tij të reformave gjithëpërfshirëse të OKB-së dhe në përpjekjet e tij për gjetjen e zgjidhjes problemeve me të cilat ballafaqohet bota sot, ndërsa në rend të ditës ka qenë edhe kthimi i Stambollit në seli të OKB-së.

Ndërkaq Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guteresh dha informata në lidhje me punimet e OKB-së për reforma dhe falënderoi Turqinë për përkrahjen e dhënë në realizimin e idealeve të tij.



Lajme të ngjashme