Yildirim për marrëdhëniet me ShBA: Të fokusohemi tek e ardhmja

Në përgjigje të interesit të gazetarëve në Uashington, ku po qëndron për një vizitë zyrtare, Kryeministri Jëlldërëm tha se është koha për ti lënë prapa problemet me ShBA-në dhe të shikohet drejt të ardhmes.

844174
Yildirim për marrëdhëniet me ShBA: Të fokusohemi tek e ardhmja

I ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) për një vizitë zyrtare, Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) bëri ecjen e mëngjesit në Uashington dhe pastaj iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Jëlldërëm bëri sqarime në lidhje me çështjet që do të jenë objekt i kontakteve të tij në Amerikë.

“Nuk do të ishte e drejtë nëse themi se marrëdhëniet tona me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) janë në nivel të mrekullueshëm. Kemi probleme serioze. Bashkëfolësve tanë amerikanë do t’u përcjellim mendimet tona; që tani është koha për ti lënë prapa këto probleme dhe të fokusohemi tek e ardhmja. Gjithashtu ka edhe çështje rajonale që do ti diskutojmë”, u tha Jëlldërëm gazetarëve.

Jëlldërëm tha se në takime do të sjellin në rend të ditës edhe rigrumbullimin e armëve amerikane që i janë dhënë PYD-së, zgjatimit të organizatës separatiste terroriste PKK në Siri, në emër të luftës kundër DAESH-it dhe ndërprerjen e mbështetjes që Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) i japin PYD-së.

Qëllimi i vizitave reciproke me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, -vijoi Kryeministri Jëlldërëm-, është sigurimi i progresit në kahun pozitiv në temat, mbi të cilat vendet nuk janë dakord.

Në prononcimin për gazetarët Jëlldërëm foli edhe për arrestimet në Arabinë Saudite. “Zhvillimet në këtë vend duhen parë e vlerësuar si një çështje e tyre e brendshme”,- theksoi kryeministri turk.

 


Lajme të ngjashme