Stambolli, Antalya, Edirneja qytetet më të vizituara në Turqi

Në listën e “100 qyteteve më të vizituara në botë”, përgatitur nga kompania ndërkombëtare e sondazheve “Euromonitor International”, nga Turqia kanë hyrë Stambolli, Antalya, Edirneja dhe Artvini.

843933
Stambolli, Antalya, Edirneja qytetet më të vizituara në Turqi
Antalya_Kaleici
edirne 9.jpg
ARTVİN YAYLALARI.jpeg

Lista është publikuar në kuadër Panairit Botëror të Turizmit, mbajtur në kryeqytetin e Anglisë, Londër. Në krye të listës qëndron kryeqyteti i Tajlandës, Bangkok, me 21,2 milionë turistë vitin e kaluar.

Në vend të dytë qëndron kryeqyteti i Anglisë, Londër, me rreth 19,2 milionë vizitorë, dhe në vend të tretë ndodhet Hongkongu me 12 milionë e 290 mijë vizitorë.

Në listën e përgatitur në vitin 2016 duke marrë për bazë vizitat me një kohë qëndrimi të paktën 24 orë, Stambolli është renditur në vendin e 15-të me 9 milionë e 174 vizitorë. Qytetet e tjera turke që kanë hyrë në listën e 100 qyteteve më të vizituara janë përkatësisht: Antalya në vend të 29-të me 6,1 milionë turistë, Edirneja në vend të 68-të me 2,8 milionë turistë dhe Artvini në vend të 85-të me 2,4 milionë.

Ndërkaq sipas parashikimeve të raportit pritet që në vitin 2020 ta vizitojnë Stambollin 9,5 milionë turistë, Antalyan 7 milionë, Edirnenë 3 milionë dhe Artvinin 2,8 milionë turistë.



Lajme të ngjashme