Mattis: Amerika është pranë Turqisë në luftën kundër terrorit

Ministri turk i Mbrojtjes Kombëtare, Nurettin Canikli, u takua veç e veç me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe sekretarin amerikan të Mbrojtjes, James Mattis.

843950
Mattis: Amerika është pranë Turqisë në luftën kundër terrorit

Ministri turk i Mbrojtjes Kombëtare, Nurettin Canikli, u takua veç e veç me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe sekretarin amerikan të Mbrojtjes, James Mattis.

Canikli zhvilloi takime të ndryshme në Shtabin e NATO-s në kryeqytetin Bruksel të Belgjikës, ku po qëndron për të marrë pjesë në Takimin e Ministrave të Mbrojtjes së NATO-s.

Takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s në zyrën e punës në Sekretarinë e përgjithshme të Aleancës zgjati rreth gjysmë ore.

Më pas Canikli zhvilloi një takim me Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, James Mattis.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga zëdhënësja e Pentagonit, Dana White në lidhje me takimin, bëhet e ditur se dy ministrat e mbrojtjes, që u takuan në kuadër të Mbledhjes së Ministrave të Mbrojtjes së NATO-s, shqyrtuan marrëdhëniet në fushën e mbrojtjes ndërmjet dy vendeve.  

“Mattis duke përmendur bisedat e zhvilluara në Ankara më 23 gusht, falënderoi Ministrin Canikli për kontributin që Turqia vazhdon të japë në sigurinë globale dhe luftën kundër DAESH-it. Ai bëri të ditur se kuptojnë kërcënimet me të cilat përballet Turqia dhe ripërsëriti se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të qëndrojnë pranë Turqisë kundër organizatës separatiste terroriste PKK dhe organizatave të tjera terroriste” bëri të ditur zëdhënësja e Pentagonit, Dana White. 



Lajme të ngjashme