Canikli: Turqia mbështet fuqimisht tërësinë territoriale dhe pavarësinë e Spanjës

I ndodhur në Belgjikë për mbledhjen e ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, ministri i Mbrotjes Kombëtare, Nurettin Canikli, pati një takim me hologen e tij spanjolle, Maria Dolores de Cospedal Garcia...

Canikli: Turqia mbështet fuqimisht tërësinë territoriale dhe pavarësinë e Spanjës

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Nureti Xhanikli (Nurettin Canikli), deklaroi se Turqia përkrah tërësinë territoriale të Spanjës.

“Dua të theksoj se Turqia përkrahë në mënyrë më të fuqishme tërësinë territoriale dhe pavarësinë e Spanjës”, deklaroi ministri Xhanikli.

I ndodhur në Belgjikë për mbledhjen e ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, ministri Xhanikli pati kontakte të ndryshme në shtabin e përgjithshëm të aleancës.

Në këtë kuadër ministri Xhanikli zhvilloi një takim me ministren e Mbrojtjes të Spanjës, Maria Dolores de Cospedal Garcia.

Turqia të mërkurën nënshkroi një letër të qëllimit me Spanjën për zhvillimin e bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes, me në krye zhvillimin e sistemeve tokësore, ajrore dhe detare si dhe të platformave të kërkim-zhvillimit me qëllim të avancimit të tyre.

Duke shprehur kënaqësinë nga takimi, ministri Xhanikli uroi që marrëdhëniet me Spanjën të avancojnë edhe në fushën e industrisë së mbrojtjes ashtu si në fushat tjera.

Xhanikli bëri të ditur se në këtë çështje janë bërë deklarata të rëndësishme, ndërsa vijoi duke thënë se “Njëra prej tyre është edhe deklarata për bashkëpunim për zhvillimin e anijes zbarkuese dhe ne duam ta shumëfishojmë këtë”.

Ministri turk i Mbrojtjes gjithashtu tha se marrëveshja mes Turqisë dhe Spanjës në lidhje me mbrojtjen e të dhënave sekrete është miratuar nga ana e Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, ndërsa falënderoi Spanjën për zgjatjen e mandatit të qëndrimit të sistemeve të mbrojtjes ajrore Patriot të vendosura në Turqi.

Ndërkaq ministrja e Mbrojtjes e Spanjës, Maria Dolores de Cospedal Garcia tha se përkrahja e Turqisë është shumë e rëndësishme. Ajo bëri të ditur se beson që do të bëhen punime të rëndësishme për zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve në fushën e industrisë së mbrojtjes.  



Lajme të ngjashme