TRT-ja vlerësohet me 7 çmime nga Unioni Ndërkombëtar i Radiotransmetuesve

Korporata e Radios dhe Televizionit të Turqisë (TRT) është vlerësuar me 7 çmime në edicionin e 9-të të ceremonisë së shpërndarjes së Çmimeve “Duartrokitje të Merituara”, që organizohen nga Unioni Ndërkombëtar i Radiotransmetuesve (IRU)...

TRT-ja vlerësohet me 7 çmime nga Unioni Ndërkombëtar i Radiotransmetuesve

Korporata e Radios dhe Televizionit të Turqisë (TRT) është vlerësuar me 7 çmime në edicionin e 9-të të ceremonisë së shpërndarjes së Çmimeve “Duartrokitje të Merituara”, që organizohen nga Unioni Ndërkombëtar i Radiotransmetuesve (IRU).

“Telenovela e Vitit” u zgjodh seriali “Payitaht Abdulhamit”, që i kyç shikuesit çdo të premte në ekranet e “TRT 1”. Çmimi iu dorëzua koordinatorit të këtij kanali, Kurtulus Zeydan.

Ndërsa çmimi “Radioja e Vitit” shkoi për stacionin “TRT Turku”.

Me çmimin “Spikeri i Vitit” u vlerësua Zafer Kiraz, që prezanton çdo mbrëmje nga e hëna deri të premten lajmet kryesore në “TRT 1”. Kurse çmimi “Spikerja e Vitit” iu dha prezantueses së kanalit informativ “TRT Haber”, Sermin Baysal Ata.

TRT-ja mori gjithashtu 3 çmime për programet dhe dokumentarët e saj mjaft të pëlqyer.

“İyilik Kulübü” (Klubi i mirësisë), emision që transmetohet në ekranet e “TRT 1”, u zgjodh “Programi i Vitit”.

Çmimi “Emisioni Politik i Vitit” shkoi për “Anadolu Soruyor” (Anadolli pyet) dhe me çmimin “Cikli Dokumentar i Vitit” u vlerësua “Ya Olmasaydı” (Po të mos ishte), të cilët transmetohen në kanalin informativ “TRT Haber”.



Lajme të ngjashme