Yildirim në SHBA; trajton marrëdhëniet dypalëshe, krizën e vizave dhe zhvillimet rajonale

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, udhëton të martën drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për kontakte të ndryshme...

841958
Yildirim në SHBA; trajton marrëdhëniet dypalëshe, krizën e vizave dhe zhvillimet rajonale

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, udhëton të martën drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për kontakte të ndryshme.

Vizita e kreut të Ankarasë zyrtare do të jetë e para në nivel kryeministror nga Turqia në SHBA, pas fillimit të mandatit të administratës Trump.

Ditën e mërkurë, më datë 8 nëntor, Yildirim do të takohet me zëvendëspresidentin amerikan, Michael (Mike) Pence.

Në takimin Yildirim-Pence do të merren në shqyrtim marrëdhëniet bilaterale politike, ekonomike dhe ushtarake, si dhe do të vlerësohen në detaje lufta kundër terrorizmit e zhvillimet rajonale, me theks të veçantë mbi Sirinë dhe Irakun.

Mbi tavolinë do të jetë edhe çështja në lidhje me zgjidhjen e krizës së vizave ndërmjet dy vendeve.

Gjatë kontakteve 3-ditore të Kryeministrit Yildirim në Uashington dhe Nju-Jork parashikohen gjithashtu takime me opinionbërës, përfaqësues të komunitetit mysliman dhe atij hebre, gazetarë, drejtues të mediave dhe biznesmenë.

Në SHBA, shefi i ekzekutivit turk do të shoqërohet nga zv/kryeministri Mehmet Simsek, ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, si dhe ministri i Energjetikës e Burimeve Natyrore, Berat Albayrak.



Lajme të ngjashme