MPJ e Turqisë prononcohet në lidhje me dorëheqjen e Kryeministrit të Libanit Saad Hariri

Turqia deklaroi se do të vazhdoj të jetë pranë Libanit dhe popullit libanez për unitet politik, stabilitet, mirëqenie dhe siguri.

842250

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Jashtme e Turqisë në lidhje me dorëheqjen e Kryeministrit të Libanit, Saad Hariri thuhet se Turqia përkrahë Libanin në përpjekjet e tij për vendosjen e stabilitetit.

Në mes tjerash thuhet se Turqia monitoron nga afër zhvillimet që filluan pas dorëheqjes së Kryeministri të vendit mik dhe vëlla të Libanit, Saad Hariri.

“Shpresojmë që të gjitha palët të mbajnë qëndrim në këtë drejtim dhe mos largohen nga përmbajtja me qëllim që zhvillimet e reja të mos shkaktojnë krizë të re politike në vend”, thuhet në deklaratën e bërë nga Ministria e Jashtme turke.

Lajme të ngjashme