Canikli në Bruksel më 8-9 nëntor, për Takimin e Ministrave të Mbrojtjes së NATO-s

Ministri turk i Mbrojtjes Kombëtare, Nurettin Canikli, me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, si dhe me homologë nga disa vende anëtare...

842619
Canikli në Bruksel më 8-9 nëntor, për Takimin e Ministrave të Mbrojtjes së NATO-s

Në Bruksel, ku do të shkojë për të marrë pjesë në Takimin e Ministrave të Mbrojtjes së NATO-s, ministri turk i Mbrojtjes Kombëtare, Nurettin Canikli, do të realizojë takime dypalëshe me sekretarin e përgjithshëm të Aleancës, Jens Stoltenberg, si dhe me homologë nga disa vende anëtare.

“Ministri Canikli do të shkojë në kryeqytetin Bruksel të Belgjikës për të marrë pjesë në Takimin e Ministrave të Mbrojtjes së NATO-s, që do të zhvillohet më 8-9 nëntor. Në kuadër të kësaj mbledhjeje, Canikli do të realizojë takime dypalëshe me sekretarin e përgjithshëm të NATO, Stoltenberg, me ministrat e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Francës, Spanjës, Rumanisë e Shqipërisë, si dhe me Komandantin Suprem të Forcave Aleate për Evropën (SACEUR). Ministri Canikli do të ketë gjithashtu një takim tresh me ministrat e Mbrojtjes së Francës dhe Italisë”, thuhet në një komunikatë me shkrim të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë.



Lajme të ngjashme