Kurtulmus: Qendra Kulturore Ataturk do të përqafojë të gjitha shtresat e shoqërisë turke

Ministri turk i Kulturës dhe Turizmit, Numan Kurtulmus, deklaroi të hënën se Qendra Kulturore Ataturk (AKM) do të jetë një vend, që do të përqafojë të gjitha shtresat e shoqërisë...

841782
Kurtulmus: Qendra Kulturore Ataturk do të përqafojë të gjitha shtresat e shoqërisë turke

Ministri turk i Kulturës dhe Turizmit, Numan Kurtulmus, deklaroi të hënën se Qendra Kulturore Ataturk (AKM) do të jetë një vend, që do të përqafojë të gjitha shtresat e shoqërisë.

Gjatë fjalës së rastit në programin prezantues të “Projektit të Qendrës së Re Kulturore Ataturk”, organizuar në Qendrën e Kongreseve Haliç të Stambollit, Numan Kurtulmus tha se një ditë historike sot po jeton jo vetëm Stambolli, por edhe Turqia.

Ai bëri me dije se qendra e rinovuar është një projekt me peshë në rrethanat dhe periudhën e saj duke theksuar se ajo është një objekt maksimalisht i rëndësishëm për Stambollin.

Por – shtoi ministri – edhe ndërtesat kanë një jetëgjatësi të caktuar, sikurse njerëzit.

“AKM-ja u lodh, u plak dhe tashmë nuk është më në gjendje të plotësojë nevojat e ditës. Prandaj lindi nevoja për një godinë të re. AKM-ja duhet të rinovohet. Pas një periudhe përgatitore të gjatë, ne po dalim përpara opinionit publik turk me një projekt të këtillë kaq të bukur dhe po e rinovojmë Qendrën Kulturore Ataturk. Me lejen e Allahut, do ta përfundojmë në vitin 2019 dhe do të bëjmë ceremoninë e parë, mbledhjen e parë, koncertin e parë brenda saj. Është e pashmangshme që AKM-ja e re të ketë linja moderne dhe disa linja tipike, autentike të saj. Andaj jemi të bindur që ndërtesa e re e AKM-së do të jetë një projekt krenarie për Turqinë. Në të shkuarën e afërt janë bërë disa kritika dhe spekulime në lidhje me AKM-në. Këshilla jonë nga këtu është kjo: Askush të mos e shikojë Qendrën Kulturore Ataturk me qasje ideologjike, të kushtëzuara dhe të njëanshme. Do të jetë një projekt madhështor, i lavdishëm, me të cilin do të krenohet e tërë Turqia. Të gjithë ne do të kalojmë para AKM-së duke u mburrur dhe do të ndjekim brenda saj aktivitete shumë të bukura. AKM-ja do të bëhet një qendër kulturore dhe artistike në përputhje me kushtet e së sotmes”, tha Kurtulmus.



Lajme të ngjashme