Industria turke e mbrotjes pjesëmarrëse në panairin e mbrojtjes në Tajlandë

Në panair do të prezantohen edhe prodhimet e ndryshme të industrisë turke të mbrojtjes si helikopteri Atak, droni Anka, avioni i parë vendor trajnues HURKUS, autoblindat, sistemet e armatimit, raketat, municionet dhe armët.

Industria turke e mbrotjes pjesëmarrëse në panairin e mbrojtjes në Tajlandë

Pjesëmarrja e industrisë turke të mbrojtjes në panairet e këtij sektori në rajonin e Azi-Paqësorit filloi me Panairin e Mbrojtjes dhe Sigurisë në Tajlandë.

Turqia në këtë panair, i cili paraqet një mundësi të mirë për prodhuesit e industrisë së mbrojtjes dhe për tregun e mbrojtjes dhe të sigurisë së brendshme të Unionit të Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN), ofron pjesëmarrje të fortë.

Nën koordinimin e Sekretariatit të Industrisë së Mbrojtjes të Turqisë në panair marrin pjesë 18 kompani dhe Unioni i Eksportuesve të Industrisë së Mbrojtjes dhe Aviacionit. Delegacioni turk kryesohet nga zëvendësnënsekretari i Industrisë së Mbrojtjes të Turqisë, Mustafa Murat Seker.

ASELSAN, BMC, FNSS, Güçlü Makina, Karel, Katmerciler, Instituti i Industrisë Kimike dhe Makinerisë (MKEK), Nero Endüstri, Nurol Makine, Otokar, REPKON, ROKETSAN, Samsun Yurt Savunma, Sarsılmaz, SİMSOFT, Industria Turke e Aeronautikës dhe Hapësirës (TUSAŞ/TAI) dhe Tek Can Grup (AKSA Run Flat) do të prezantojnë prodhimet e tyre në këtë panair.

Gjithashtu do të prezantohen edhe prodhimet e ndryshme të industrisë turke të mbrojtjes si helikopteri Atak, droni Anka, avioni i parë vendor trajnues HURKUS, autoblindat, sistemet e armatimit, raketat, municionet dhe armët.

Për kompanitë turke të industrisë së mbrojtjes ky panair ofron mundësi për eksport dhe bashkëpunim.

Në Panairin e Mbrojtjes dhe Sigurisë që organizohet çdo dy vjet në Tajlandë, marrinë pjesë vendimmarrësit kryesor të këtij sektori nga të katër anët e botës.

Në këtë panair, ku pjesëmarrja ndërkombëtare është mjaftë e lartë, delegacionet e kompanive turke do të kenë rastin për të zhvilluar bisedime dypalëshe me delegacionet e Malajzisë, Indonezisë, Filipineve dhe Vietnamit, vende këto që zënë vend në rajonin e Azi-Paqësorit.

Panairi mirëpret mbi 400 kompani nga 50 vende të ndryshme të botës. Pritet që ai të vizitohet nga më shumë se 13 mijë vizitorë, në mesin e të cilëve ndodhen edhe vendimmarrësit e këtij sektori nga 59 vende të botës.

Panairi do të jetë i hapur deri më 9 nëntor.



Lajme të ngjashme