Erdoan prezanton projektin gjigand kulturor të Stambollit

Opinioni publik turk u njoh nëpërmjet një filmimi të animuar me Qendrën e re Kulturore Ataturk (AKM) të Stambollit, që është riprojektuar.

Erdoan prezanton projektin gjigand kulturor të Stambollit
Erdoan prezanton projektin gjigand kulturor të Stambollit
Erdoan prezanton projektin gjigand kulturor të Stambollit

 Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), shpjegoi detajet e projektit në mbledhjen promovuese të ‘Projektit të ri të Qendrës së Kulturës Ataturk”, që u zhvillua në Qendrën e Kongreseve Haliç.

 

Opinioni publik turk u njoh nëpërmjet një filmimi të animuar me Qendrën e re Kulturore Ataturk (AKM) të Stambollit, që është riprojektuar.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), shpjegoi detajet e projektit në mbledhjen promovuese të ‘Projektit të ri të Qendrës së Kulturës Ataturk”, që u zhvillua në Qendrën e Kongreseve Haliç.

Në fjalimin e rastit Presidenti Erdoan tha se “Populli turk është i pasur me burime kulturore artistike” dhe shtoi: “Shkoni drejt Lindjes, kultura e Kaukazit, kultura e Azisë Qendrore. Të gjitha këto janë kultura jonë. Shkoni drejt veriut, kultura e Krimesë është kultura jonë. Shkoni drejt juglindjes, kultura e Mesopotamisë në të vërtetë është kultura jonë. Anadolli; Anadolli është një burim kulture më vete. Problemi faktikisht qëndron në faktin se ne nuk e njohim mjaftueshëm pasurinë tonë kulturore”.

Në mbledhje, për herë të parë, u publikuan pamje të projektit të ri.

AKM-ja tërheq vëmendje me strukturën arkitekturore moderne.

Kur projekti të përfundojë, brenda tij do të ketë ambiente përdoruese si salla e operës më akustike në botë, galeri arti, sallë teatri, bibliotekë, sallë multifunksionale, sallë baleti, sallë ekspozite dhe restorant.  

“Nëse e kemi për fat, kur AKM-ja të përfundojë në çerekun e parë të vitit 2019, ajo do të jetë krenaria dhe simboli i Stambollit dhe vendin tonë” tha Presidenti Erdoan.



Lajme të ngjashme