Turqia nuk do të marrë pjesë në Kongresin për dialogun kombëtar sirian

(AA) Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalın bëri të ditur se Rusia e ka shtyrë Kongresin për dialogun kombëtar sirian në një datë tjetër, duke shtuar se Turqia nuk do të merr pjesë por do të dërgojë vëzhgues të saj.

Zëdhënësi Kalın tha se: “Ne e diskutuam këtë çështje para 15 ditësh kur erdhi përfaqësuesi special për Sirinë i presidentit Putin. Ata na njoftuan për këtë çështje. Ai na njoftoi se po planifikojnë që të organizojnë një Kongres për dialogun kombëtar sirian i cili mendojmë se do të kontribuojë në procesin e tranzicionit politik".

"Kjo ishte rreth një javë para takimit të shtatë të Astanës i cili u mbajt më 30-31 tetor. Ne u thamë atyre që të na japin më shumë informacione për këtë. Nuk e pranojmë apo e refuzojmë menjëherë, të shohim se çka është pikërisht, çfarë mund të jetë përfitimi apo kontributi nga ky kongres", tha Kalın.

Lidhur me kërkesën e Rusisë për Kongresin e dialogut kombëtar sirian, Kalın tha se “Ne nuk marrim pjesë. Grupet siriane do të marrin pjesë por ne me gjasë të madhe mund të dërgojmë vëzhgues. Tani nuk është e sigurt. Por ajo çka neve na është thënë nga Rusia është se takimi është shtyrë dhe se PYD nuk është ftuar. Edhe ne jemi duke e vlerësuar në këtë mënyrë”.

Lajme të ngjashme