Kundërshtarët e Turqisë ushqehen nga burime si PKK dhe FETO

(AA) Kryetari i Grupit Turk në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) Talip Kyçykxhan (Talip Küçükcan), është shprehur se disa vende, që po mendojnë të dobësojnë ose të dëmtojnë Turqinë aktualisht janë në bashkëpunim me FETO-n.

Kundërshtarët e Turqisë ushqehen nga burime si PKK dhe FETO

(AA) Kryetari i Grupit Turk në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) dhe deputeti i Partisë AK në qytetin Adana të Turqisë, Talip Kyçykxhan (Talip Küçükcan), është shprehur se disa vende, që po mendojnë të dobësojnë ose të dëmtojnë Turqinë aktualisht janë në bashkëpunim me FETO-n.

Ai shtoi: "Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës ekzistojnë në thelb dy burime ku ushqehen kundërshtarët e Turqisë. Njëri prej këtyre është PKK dhe burimi i dytë është FETO."

Në një deklaratë për Anadolu Agency (AA), Kyçykxhan ka bërë të ditur se Turqia ka përmbushur detyrat e saj në lidhje me marrëveshjen e refugjatëve mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian (BE), ndërsa Evropa nuk i ka përmbushur këto përgjegjësi.

Ai ka vënë në dukje se Turqia përpos këtyre është përpjekur të normalizojë marrëdhëniet me Evropën duke përdorur të gjitha kanalet diplomatike dhe politike.

Ai është shprehur gjithashtu se "Ne, me të vërtetë po përpiqemi edhe të mbrojmë dhe forcojmë demokracinë tonë, por edhe të mposhtim kërcënimet e ndryshme të ardhura nga vendet përreth. Kjo nuk është një situatë e lehtë. Ne ende nuk mendojmë se bashkëbiseduesit tanë evropianë kanë mundur ta kuptojnë mjaftueshëm këtë."



Lajme të ngjashme