Jëlldërëm bisedon me autoritetet libiane për shpëtimin e nënshtetasve turq

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) bisedon me autoritetet libiane për shpëtimin e 3 nënshtetasve turq.

Jëlldërëm bisedon me autoritetet libiane për shpëtimin e nënshtetasve turq

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) bisedon me autoritetet libiane për shpëtimin e 3 nënshtetasve turq.

Kryeministri Jëlldërëm, duke zhvilluar një bisedë telefonike me Kryetarin e Këshillit Presidencial të Libisë, Fayez Mustafa Al-Sarraj, shprehu pritshmërinë e Turqisë për shpëtimin sa më parë të 3 nënshtetasve turq të rrëmbyer në qytetin Ubarit të Libisë.

Ai u shpreh gjithashtu se Turqia është e gatshme të japë çfarëdolloj ndihme në këtë çështje.

Kryeministri Jëlldërëm, gjatë bisedës telefonike theksoi rëndësinë që i jep Turqia tejkalimit sa më parë të përçarjes së Libisë dhe sigurimin sa më parë të stabilitetit në këtë vend.

Ai tha se Turqia mbështet hartën e re rrugore të deklaruar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në lidhje me këtë çështje.

Edhe Al-Sarraj bëri të ditur se autoritetet libiane janë mobilizuar me të gjitha mundësitë për të shpëtuar nënshtetasit turq, që janë rrëmbyer.

Ai u shpreh se shpreson që nënshtetasit turq të shpëtohen sa më parë dhe i përcolli kryeministrit Jëlldërëm informacionet në lidhje me zhvillimet e fundit në këtë temë.



Lajme të ngjashme