TIKA shpërndan ndihma ushqimore në Arakan

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), në kuadër të fazës së dytë të ndihmave në Arakan, filloi të shpërndajë pakot ushqimore që janë dërguar në rajon.

840565

Në deklaratën me shkrim të bërë nga kryesia e TIKA-s, ndihmat e fazës së dytë kanë filluar të dorëzohen tek nevojtarët duke filluar nga data 2 nëntor.  

Zyra e Koordinimit të Programit të TIKA-s për Mianmarin, vazhdon të ndajë ndihmat në qytezën Rathedaung që gjendet në Veri të Arakanit.

Duke pasur parasysh ushqimet që përdoren nga kjo popullatë dhe sasinë që ka nevojë një familje, në pakot e ndihmave ushqimore janë vendosur 11 produkte të ndryshme si peshk i thatë, groshë, vaj, sheqer, qumësht pluhur, mjaltë, biskota etj.  

Në këtë kuadër, 1500 kuti ndihma ushqimore kanë mbërritur tek 10 mijë persona.

Lajme të ngjashme