Yildirim: Turqia nuk do t’i dorëzohet terrorizmit, do të kërkojmë llogari deri në fund

Kryeministri Binali Yildirim deklaroi të premten gjatë një fjalimi në provincën lindore të Erzincanit se Turqia nuk do t’i dorëzohet terrorizmit...

840328
Yildirim: Turqia nuk do t’i dorëzohet terrorizmit, do të kërkojmë llogari deri në fund

Kryeministri Binali Yildirim deklaroi të premten gjatë një fjalimi në provincën lindore të Erzincanit se Turqia nuk do t’i dorëzohet terrorizmit.

“Organizata terroriste gyleniste/struktura paralele në shtet (FETO/PDY), PKK-ja, DAESH-i, DHKP/C-ja, PYD-ja, YPG-ja, etj... Pavarësisht emrit të tyre, ne do të kërkojmë llogari nga të gjitha deri në fund, do t’i qërojmë hesapet me të tëra organizatat terroriste. Turqinë nuk do t’ia dorëzojmë terrorizmit”, tha ai.

Shefi i Ankarasë zyrtare foli gjithashtu për arritjet në fushën e teknologjisë dhe industrisë së mbrojtjes.

“Turqia do të prodhojë tashmë edhe automobilin e saj kombëtar. Ky vendim është marrë tashmë. Me lejen e Allahut, makina vendore do të prodhohet me mendjen dhe djersën e inxhinierëve, projektuesve, teknikëve dhe punëtorëve turq. Që prej 15 vitesh, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim në pushtet ka ndërtuar nga e para mbi 20 mijë km rrugë të ndara. Ja pra, në dashtë Zoti, vetura kombëtare turke do të dalë në këto rrugë të bukura dhe cilësore për t’i kurorëzuar ato. Qoftë e hairit dhe me fat për vendin dhe popullin tonë”, theksoi Kryeministri Yildirim ndër të tjera.



Lajme të ngjashme