Presidenti Erdoan pritet me ceremoni zyrtare nga Presidenti Aliyev

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) vazhdon vizitën në Azerbajxhan.

837839
Presidenti Erdoan pritet me ceremoni zyrtare nga Presidenti Aliyev

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) vazhdon vizitën në Azerbajxhan.

Presidenti Erdoan u prit me ceremoni zyrtare nga ana e Presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Pas takimit kokë më kokë u kalua në takimin ndërmjet delegacioneve.

Në takim, krahas marrëdhënieve dypalëshe u diskutua edhe për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.  

Presidenti i Azerbajxhanit bëri të ditur se kanë të njëjtin mendim për sa i përket zhvillimit edhe më shumë të marrëdhënieve Turqi-Azerbajxhan.

Përpara kalimit në Mbledhjen e Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Strategjik, Alijev tha se vizita e Presidentit Erdoan në Azerbajxhan është shumë e rëndësishme.

Pas drekës familjare Presidenti Erdoan do të largohet nga Bakuja.

Ndërkaq edhe Emine Erdoan, bashkëshortja e Presidentit Erdoan, bëri inaugurimin e Gjimnazit Turk të Vakëfit të Dijanet të Turqisë në Baku, restauruar nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).  



Lajme të ngjashme