Përshpejtohen projektet kombëtare të mbrojtjes

Procesi i vënies në jetë të projekteve të industrisë së mbrojtjes të zhvilluara së bashku me partnerë të rinj me burimeve kombëtare dhe vendore, është përshpejtuar për afërsisht një vit.

Përshpejtohen projektet kombëtare të mbrojtjes

Vendimi për ti përshpejtuar projektet kombëtare të mbrojtjes është marrë si pasojë e rritjes së rreziqeve të sigurisë dhe pasi disa nga vendet aleate, me në krye kompanitë amerikane dhe gjermane, nuk dëshirojnë të shesin Turqisë sisteme të armatimit, municion dhe pjesë të këmbimit për armët.

Sipas lajmit të gazetës “Haberturk” procesi i vënies në jetë të projekteve të industrisë së mbrojtjes të zhvilluara së bashku me partnerë të rinj me burimeve kombëtare dhe vendore, është përshpejtuar për afërsisht një vit, ndërsa janë përshpejtuar edhe projektet në vazhdim.

Projektet e rëndësisë kritike të industrisë së mbrojtjes janë si më poshtë:

Tanku Altay: Për fillimin e prodhimit serik të tankut Altay, projektimi dhe punimet në prototipin e të cilit tanimë kanë përfunduar, do të hapet tenderi në nëntor. Ndërkaq bëhet e ditur se punimet për zhvillimin dhe prodhimin e motorit të tij vazhdojnë ende.

Sistemi i mbrojtjes aktive: Projekti për zhvillimin e sistemeve të mbrojtjes aktive që përdoret në tanket e tipit M60 dhe Leopard, të cilat ndodhen në inventarin e Forcave të Armatosura po zhvillohet nga kompania turke ASELSAN. Tanimë ka përfunduar edhe procesi i dizajnit paraprak. Së shpejti do të kalohet në të shtëna për mbledhjen e të dhënave dhe në integrimin e sistemit në tanke. Ky projekt përfshinë edhe sistemet që do të mund të përcaktojnë kërcënimet përreth tankut. Blloqet, të cilat do të montohen në tank dhe që në vete përmbajnë mjete shpërthyese, do të devijoj plumbat që godasin tankun.

Procesi i trajnimit për sistemet S-400: Para dorëzimit të sistemeve të reja të mbrojtjes ajrore të tipit S-400 të marra nga Rusia është filluar me procesin e trajnimit. Mes Rusisë dhe Turqisë kanë filluar vizitat reciproke të ekspertëve, trajnuesve dhe të trajnimit. Pas dorëzimit të paketës së parë do të hidhen hapat për fillimin e prodhimit të përbashkët, ndërkaq vazhdojnë edhe bisedimet për prodhimin e përbashkët të sistemeve S-500. Mundësia për dallimin e objektivave miqësore dhe armiqësore do të formohet sipas Forcave të Armatosura të Turqisë.

Avionët luftarak F-35: Tani ka filluar numërimi drejtë zeros për dorëzimin e avionëve luftarak të gjeneratës së re të tipit F-35, në programin e zhvillimit e të cilës ishte edhe Turqia. Dorëzimi i parë i këtyre avionëve përveç ShBA-së u bë në Holandë. Pas dorëzimit të avionëve të Norvegjisë vitin e ardhshëm Turqisë do ti dorëzohen dy avionë F-35, të cilat do të jenë të dislokuara në bazën ajrore në Mallatja (Malatya) të Turqisë. Disa pjesë të rëndësishme të trupit dhe të motorit të këtij avioni prodhohen në Turqi. Ndërkaq vazhdojnë punimet që impiantet për mirëmbajtjen, riparimin dhe montazhin e këtyre motorëve të hapen në Turqi.

Municioni inteligjent:  Bëhet e ditur se janë përshpejtuar edhe punimet për prodhimin dhe zhvillimin e municionit inteligjent, i cili përdoret në mënyrë aktive në luftën kundër terrorit. Niveli i saktësisë së goditjes i sistemit të shënjestërimit dhe i municionit inteligjent të prodhimit vendor është mjaftë i lartë. Ndërkaq vazhdohet edhe me punimet për prodhime të reja.



Lajme të ngjashme