Erdogan: Solidariteti Turqi-Azerbajxhan vazhdon “të bëhet më i fortë”

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, përshëndeti të martën faktin se lidhjet e solidaritetit midis Turqisë dhe Azerbajxhanit po vazhdojnë të “bëhet më të forta”...

Erdogan: Solidariteti Turqi-Azerbajxhan vazhdon “të bëhet më i fortë”

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, përshëndeti të martën faktin se lidhjet e solidaritetit midis Turqisë dhe Azerbajxhanit po vazhdojnë të “bëhet më të forta”.

Duke folur në një konferencë shtypi me homologun e tij azerbajxhanas, Ilham Aliyev, pas takimit 6. të Këshillit Strategjik të Nivelit të Lartë Turqi-Azerbajxhan në kryeqytetin Baku, Erdogani tha: “Solidariteti ndërmjet Turqisë dhe Azerbajxhanit në fushat politike, ushtarake, ekonomike dhe kulturore vazhdon të bëhet më i fortë.”

Kreu i shtetit turk vlerësoi gjithashtu shërbimin e parë zyrtar të trenave që lidhin Turqinë, Azerbajxhanin dhe Gjeorgjinë, projektin hekurudhor Baku-Tbilis-Kars (BTK), i cili u përurua të hënën.

Hekurudha prej 826 kilometrash (513 milje), që lidh Bakunë me provincën verilindore Kars të Turqisë përmes Tbilisit, filloi të ndërtohej në vitin 2008, pas një marrëveshjeje të nënshkruar në 2007-n.

Erdogani tha se linja hekurudhore në fjalë jo vetëm që do t’u shërbente udhëtarëve, por do të sigurojë një shërbim të transportit të mallrave duke sjellë me vete edhe rritje ekonomike.

Ai vuri në dukje se vëllimi i tregtisë dypalëshe turko-azerbajxhanase ishte 1,6 miliardë dollarë dhe shtoi: “Unë besoj që së shpejti do të arrijmë 5 miliardë dollarë.”

Sa i përket Tubacionit Transanadolli të Gazit Natyror (TANAP), Erdogan tha se puna për ndërtimin e projektit po vazhdonte “në mënyrë intensive”.

“Gazi i Azerbajxhanit do të fillojë të rrjedhë në Evropë brenda një periudhe kohore të shkurtës”, shtoi ai.

Lidhjet në nivelin “më të lartë”

Projekti TANAP synon të sjellë gazin natyror, prodhuar nga fusha e gazit “Shah Deniz-2” të Azerbajxhanit dhe zona të tjera të Detit Kaspik, në radhë të parë në Turqi, pastaj edhe në Evropë përmes Gazsjellësit Transadriatik (TAP).

Projekti është planifikuar të jetë funksional deri në vitin 2018 me një kapacitet fillestar 16 miliardë m3 b (bcm) përmes Gjeorgjisë në Turqi. Ndërkohë që 6 miliardë m3 do të jenë për konsumin e brendshëm të Turqisë, pjesa tjetër është e destinuar të transferohet në Greqi, Shqipëri, Itali dhe më tej në Evropë.

Lideri azerbajxhanas, Ilham Aliyev, deklaroi nga ana e tij se lidhjet midis Turqisë dhe Azerbajxhanit ishin në nivelin “më të lartë”.

“Nuk ka vende të tjera në botë që mbështesin njëri-tjetrin në këtë mënyrë”, shtoi ai.

Aliyevi tha se konsensusi midis dy vendeve luan një rol “stabilizues” në rajon.

Sa i takon rajonit të pushtuar të Karabakut, një territor i Azerbajxhanit, Aliyevi falënderoi Erdoganin për mbështetjen e Turqisë në lidhje me integritetin territorial të vendit dhe nënvizoi se populli dhe ekzekutivi i Azerbajxhanit nuk do të lejojnë asnjëherë “krijimin e një Armenie të dytë” në këtë territor historik.

Azerbajxhani dhe Armenia mbeten në mosmarrëveshje rreth rajonit të pushtuar të Karabakut. Ai u shkëput nga Azerbajxhani në vitin 1991 me mbështetjen ushtarake armene dhe një proces paqeje nuk është zbatuar ende.

Turqia përsërit vazhdimisht se mosmarrëveshja duhet të zgjidhet në kornizën e së drejtës ndërkombëtare dhe sovranitetit e integritetit territorial të Azerbajxhanit.

Zonja e parë e Turqisë përuron shkollën e mesme në Baku

Zonja e parë e Turqisë hapi ndërtesën e re të një shkolle të mesme në kryeqytetin e Azerbajxhanit, menaxhuar nga Fondacioni Fetar i Turqisë (TDV).

“Unë besoj se të rinjtë, që do të diplomohen këtu, do të japin një kontribut madhor në forcimin e Azerbajxhanit dhe zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve Turqi-Azerbajxhan”, tha Emine Erdogan gjatë ceremonisë së përurimit në kryeqytetin Baku.

Znj. Erdogan e quajti atë një nga shkollat ​​më të “suksesshme” të vendit.

Fondacioni Fetar i Turqisë mbulon shpenzimet e shkollës në fjalë prej gati çerekshekulli, 23 vjet.

Në këtë shkollë arsimohen gjithsej 827 nxënës aktualisht, përfshi këtu 268 vajza. Ajo ka 112 mësues.



Lajme të ngjashme