Akar: Do të hedhim çfarëdolloj hapi për sigurinë e Turqisë

Shefi i Shtatmadhorisë, Gjeneralarmate Hulusi Akar publikoi një mesazh urimi me rastin e 29 Tetorit, Festës së Republikës.

Akar: Do të hedhim çfarëdolloj hapi për sigurinë e Turqisë

Shefi i Shtatmadhorisë, Gjeneralarmate Hulusi Akar publikoi një mesazh urimi me rastin e 29 Tetorit, Festës së Republikës.

“Republika, që mbështetet plotësisht në sovranitetin e popullit dhe kombit, është garantuesja më e madhe e unitetit dhe bashkimit kombëtar” tha gjeneralarmate Akar dhe shtoi: “Forcat e Armatosura Turke që janë pastruar dhe janë bërë më të fuqishme pas tentativës tradhtare të grusht shtetit në 15 korrik, vazhdojnë me vendosmëri dhe këmbëngulje detyrën e tyre”.

Duke tërhequr vëmendjen tek zhvillimet që përjetohen në Siri de Irak, shefi i shtatmadhorisë u shpreh me fjalët: “duke u përballur me kërcënimin e terrorit në burim hedhim me vendosmëri të gjitha hapat për sigurinë e vendit tonë”.

“Zhvillimet që përjetohen në Siri dhe Irak, vende me të cilat kemi kufij të gjatë tokësorë, përmbajnë rreziqe dhe kërcënime ndaj sigurisë së vendit tonë duke filluar nga terrorizmi” tha Akar duke shtuar se Forcat e Armatosura Turke hedhin me vendosmëri hapa e duhura kundër këtyre kërcënimeve.



Lajme të ngjashme