Qëllimi është qetësia
objektivi është terrori

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Turke publikoi bilancin javor të operacioneve të ndërmarra

Të paktën 72 terroristë janë neutralizuar në operacionet e Forcave të Armatosura të Turqisë gjatë javës së fundit, njofton Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Turke.

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Turke publikoi bilancin javor të operacioneve të ndërmarra

Të paktën 72 terroristë janë neutralizuar në operacionet e Forcave të Armatosura të Turqisë gjatë javës së fundit, njofton Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Turke.

Në operacionet e ndërmarra në Hakjari (Hakkari), Shërnak (Şırnak), Sirt (Siirt), Dijarbakër (Diyarbakır), Erzurum dhe në veri të Irakut në objektiv janë marrë strehimoret e organizatës separatiste terroriste PKK dhe vendkalimet e tyre.

Gjatë operacioneve u konfiskuan një sasi e konsiderueshme e armëve dhe municioneve, ndërsa janë shkatërruar 21 pozicione zjarri, strehimore dhe shpella të përdorura nga terroristët.

Gjithashtu u tha se në këto operacione i është dhënë një goditje e rëndë burimeve financiare të organizatës terroriste.

Bëhet e ditur se në operacione janë kapur edhe 62 mijë e 97 pako të cigareve, 34 celularë të kontrabanduar, 286 krerë bagëti e imët dhe 389 kg marihuanë.

Ndërkaq si rezultat i inspektimeve dhe kontrolleve të kryera në kuadër të shërbimeve efektive kufitare dhe të sigurisë janë ndaluar 13 mijë e 249 persona gjatë tentativës për të kaluar kufirin në mënyrë ilegale.

Në operacionet e ndërmarra gjatë javës së fundit në krye të detyrës kanë rënë dëshmorë 7 ushtarë, ndërsa u plagosën 11 të tjerë.

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Turke njoftoi se në kuadër të punimeve që po realizohen në veri të Sirisë u vazhdua me aktivitetet e kërkimit dhe spastrimit nga mjetet shpërthyese dhe minat në zonën e Al-Babit, ndërsa u zbatuan edhe masat për parandalimin e PKK-së dhe PYD-së, që është fraksioni i kësaj organizate në Siri.

Ndërkaq në zonën e Idlibit më 23 tetor u ngrit edhe pika e dytë e vrojtimit, ndërsa vazhdohet me punime për ngritjen edhe të pikave të tjera në këtë zonë.



Lajme të ngjashme