Turqi - 10 maune me ndihma humanitare për Idlibin në Siri kaluan vendkalimin kufitar Cilvegozu

Me ndërmjetësimin e Gjysmëhënës së Kuqe Turke në tre ditët e fundit sirianëve në Idlib u janë dërguar 47 maune me ndihma humanitare.

Turqi - 10 maune me ndihma humanitare për Idlibin në Siri kaluan vendkalimin kufitar Cilvegozu

10 maune me ndihma humanitare për banorët e Idlibit në Siri të dërguara nga ana e Gjysmëhënës së Kuqe Turke kaluan nëpërmjet vendkalimit kufitar Xhilvegëzy (Cilvegözü).

Maunat me ndihma që përbëhen nga veshmbathjet, materiale të higjienës dhe atyre mjekësore të mbledhura me ndërmjetësimin e organizatave të shoqërisë civile, arritën në nënprefekturën Rejhanllë (Reyhanlı) të Hatajit (Hatay).

Pas kalimit të maunave nga kufiri ndihmat humanitare do ti shpërndahen familjeve në nevojë në Idlib dhe rrethinë.

Me ndërmjetësimin e Gjysmëhënës së Kuqe Turke në tre ditët e fundit sirianëve në Idlib u janë dërguar 47 maune me ndihma humanitare.



Lajme të ngjashme