Presidenti Erdoan fton në Presidencë persona që kanë prekur zemrat e njerëzve me gjestet e tyre

Në recepsionin, që do të jepet nga Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në kuadër të festimeve të 29 tetorit, Festës së Republikës, do të takohen bashkë qytetarë, që janë shembull për shoqërinë me historitë e tyre.

Presidenti Erdoan fton në Presidencë persona që kanë prekur zemrat e njerëzve me gjestet e tyre

Në pritje do të marrin pjesë emra të botës së artit, sportit dhe biznesit dhe përfaqësues të profesioneve të ndryshme.

Ndër të ftuarit e recepsionit, që do të mbahet në Kompleksin Presidencial, gjenden qytetarë që janë shembull për shoqërinë me punimet që bëjnë dhe historitë e jetës së tyre.

Ndër të ftuarit është edhe 12-vjeçarja, Hamdu Sena Bilgin, e cila mbajti mbi supe dhinë që sapo kishte pjellë dhe kishte vendosur kecin e vogël   në çantë të cilën ia kishte varë qenit Tomi.

Në këtë mënyrë ajo i transporti kafshët deri në strehim. Vogëlushja u ftua së bashku me qenin e saj Tomi.

Hamdu Sena, që vazhdon klasën e gjashtë në Shkollën e Mesme Ataturku,  është fëmija e tretë dhe më e vogël e çiftit Atilla dhe Havva Bilgin të cilët e fitojnë jetën duke punuar në blegtori në fshatin Jaëxhëllar (Yağcılar) që varet nga nënprefektura Ikizdere e rrethit Rize.  

Fotografia me kecin dhe qenin e vogëlushes, që dëshiron të bëhet veterinere dhe njihet si “Heidi i Rize-s”, kishte tërhequr interesin e madhe në median sociale.

Ndër të ftuarit në recepsion janë edhe minatorët e Institutit të Qymyrgurit (TTK) në qytezën Gelik të provincës Kilimli të rrethit Zonguldak, të cilët gjatë udhëtimit preferuan të qëndrojnë në këmbë për të mos ndotur ulëset e autobusit.  

Minatorët, duke mos u ulur në kolltukët e zbrazët të autobusit, udhëtuan në këmbë në një distancë 5 kilometra të gjatë.   

Gjithashtu në pritjen në presidencë janë ftuar edhe nxënësit e një jetimore, të cilët i shkruan një letër Drejtorisë së Ministrisë së Familjes dhe Politikave Sociale të rrethit Aydin, duke reaguar ndaj ndjeshmërisë së treguar nga minatorët.

Fëmijët e jetimores së bashku me letrën kishin dërguar edhe fiq për minatorët.

Në recepsion është ftuar edhe 67-vjeçarja, Pakize Memish (Memiş), e cila kujdeset prej 40 vjetësh e vetme për nipin e saj me aftësi të kufizuara fizike dhe mendore, 41-vjeçarin Murat Memish (Memiş), i cili ka humbur të dy prindërit.

Në ceremoninë e pritjes, që do të zhvillohet me rastin e 29 Nëntorit, Festës së Republikës, do të marrë pjesë edhe 38-vjeçarja, Sheriban Shahin (Şehriban Şahin), e cila tregoi një histori të vërtetë suksesi që filloi si punëtore pastrimi dhe sot është pronare (biznesmene).

Shahin  punonte si punëtore e pastrimit në një fabrikë tekstili në Mallatja (Malatya) dhe duke mësuar çdo gjë për makineritë e prodhimit të penjve dhe mirëmbajtjen e makinerive, ngriti një fabrikë pëlhurash në rajonin industrial të organizuar të qytetit dhe sot është pronare e vetë punës së saj.

Semra Ynall (Ünal) dhe vajza e saj 22-vjeçare Gizem Ynall, studente në Universitetin e Stambollin janë gjithashtu të ftuara në recepsion.

Në nënprefekturën Kujucak (Kuyucak) të rrethit Ajdën (Aydın), nënë e bijë kanë shfaqur një shembull suksesi dhe sipërmarrjeje duke gjetur një metodë ndryshe për tharjen e fiqve duke i quajtur ato “patatina fiku”.

Nënë e bijë synojnë që këtë vit të shesin mbi 1 ton fik të tharë në mënyrë të tillë dhe kanë krijuar një burim fitimi të ri si për veten ashtu edhe për gratë e tjera të fshatit.  

Në Pallatin Presidencial është i ftuar edhe nxënësi i shkollës së mesme në rrethin e Mushit (Muş), Mert Delibalta, i cili shpiku një mjet fluturues pa pilot që përcakton minat e groposura në tokë. Delibalta ishte ndikuar nga dëmi që i shkak terrori këtij rajoni.

Nxënësi i suksesshëm që shpikjen e tij e quan “Droni agjent që zbulon bomba”, fitoi “Konkursin Ndërkombëtar të Robotëve” që u organizua nga Universiteti i Erxhijesit (Erciyes).

Në recepsion është ftuar edhe shoferi i Minibusit, Soner Kaya, i cili këputi kumbulla dhe kajsi për gruan e tij shtatzënë në një bahçe me fruta në Bursa. Kaja lekët për frutat e këputura i vari në pemë lekët duke i lënë një shënim për tu hallalluar.   



Lajme të ngjashme