Kryeministri irakian pritet në takim nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan

Pritet që Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi gjatë vizitës së tij me autoritetet turke të bisedoj në lidhje me çështjet e paqes, stabilitetit dhe sigurisë rajonale.

834131
Kryeministri irakian pritet në takim nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan

Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi ndodhet për një vizitë zyrtare në Ankara.

Abadi u prit në aeroportin Esenboa (Esenboğa) të Ankarasë nga ana e ministrit të Doganave dhe Tregtisë, Bylent Tyfenkçi (Bülent Tüfenkçi) dhe zyrtarë të tjerë.

Më pas Kryeministri i Irakut u prit në takim në Kompleksin Presidencial nga ana e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).

Pas takimit kokë më kokë u kalua në takim me delegacioneve të kryesuar nga Presidenti Erdoan dhe Kryeministri Abadi.

 

Në takimin mes delegacioneve marrin pjesë edhe ministri i Jashtëm, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu), ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Berat Allbajrak (Berat Albayrak), ministri i Zhvillimit, Lytfi Elvan (Lütfi Elvan), ministri i Pyjeve dhe Çështjeve Ujore, Vejsel Erollu (Veysel Eroğlu), zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën (Ibrahim Kalın), Sekretari i Shërbimit Kombëtar turk të Inteligjencës (MIT), Hakan Fidan dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Ndërkaq Kryeministri irakian, Haider al-Abadi do të pritet në takim me një ceremoni zyrtare nga ana e Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) në Pallatin Çankaja (Çankaya).

Pas ceremonisë së pritjes të dy homologët do të kalojnë në takim kokë më kokë.

Gjatë takimit Jëlldërëm-Abadi do të bisedohet në lidhje me çështjet e paqes, stabilitetit dhe sigurisë rajonale.

Në këtë kuadër krahas zhvillimeve të jetuara pas referendumit të jashtëligjshëm për pavarësi të organizuar më 25 shtator në Irak, do ti bëhet një vlerësim në mënyrë të detajuar edhe marrëdhënieve dypalëshe.



Lajme të ngjashme