Kryeministri i Irakut viziton Ankaranë, në rend të ditës çështjet serioze mes dy vendeve

Abadi, i cili do të pritet në takim edhe nga ana e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), do të takohet edhe me Kryeministrin Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım).

Kryeministri i Irakut viziton Ankaranë, në rend të ditës çështjet serioze mes dy vendeve

Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi sot do të zhvilloj një vizitë zyrtare në Ankara.

Abadi, i cili do të pritet në takim edhe nga ana e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), do të takohet edhe me Kryeministrin Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım).

Kryeministri irakian gjatë mbledhjes javore për shtyp të organizuar dje në Bagdad dha informata në lidhje me vizitën e tij që do të zhvilloj sot në Ankara.

“Gjatë vizitës në Turqi do të bisedojmë në lidhje me çështjet e rëndësishme strategjike si rritja e vëllimit tregtar mes dy vendeve, zhvillimi i marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare, çështjet hidrike, kontrollin e vendkalimeve kufitare etj. Duam që nëpërmjet tubacionit strategjik naftësjellës në Kirkuk (Kirkuk-Xhejhan), të eksportojmë sërish naftë në Turqi”, deklaroi Abadi.

Duke vënë theksin në nevojën për bashkëpunim serioz me Turqinë në lidhje me çështjen e sigurisë së rajonit, Abadi tha se “Ne do të hartojmë një vizion të ri të përbashkët turko-irakian në lidhje me këtë çështje. Turqia gjithashtu ka edhe shqetësime serioze dhe të drejta në lidhje me praninë e organizatës separatiste terroriste PKK dhe copëtimin e rajonit. Edhe referendumin për pavarësi i administratës rajonale kurde të organizuar më 25 shtator e shohin si kërcënim ndaj sigurisë kombëtare”.



Lajme të ngjashme