Forcat turke të sigurisë asgjësojnë 11 terroristë të PKK-së

Në operacionet ajrore të ndërmarra në Shërnak (Şırnak) ndaj organizatës separatiste terroriste PKK janë asgjësuar 11 pjesëtarë të kësaj organizate.

Forcat turke të sigurisë asgjësojnë 11 terroristë të PKK-së

Në operacionet ajrore të ndërmarra në Shërnak (Şırnak) ndaj organizatës separatiste terroriste PKK janë asgjësuar 11 pjesëtarë të kësaj organizate.

Në komunikatën e bërë nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Turke u tha se mjetet e vrojtimit zbuluan terroristët gjatë përgatitjeve të tyre për të ndërmarrë sulme ndaj bazave ushtarake në qendër të Shërnakut dhe në Bejtyshebap (Beytüşebap).

Gjithashtu gjatë kontrolleve në terren të kryera në Jyksekova (Yüksekova) janë konfiskuar 700 plumba të armëve të mbrojtjes kundërajrore.

Në anën tjetër në Shërnak u ndërmorën operacione edhe ndaj minierave ilegale të qymyrit, për të cilat dyshohet se i siguronin mbështetje financiare organizatës separatiste terroriste PKK.

Gjatë këtyre operacioneve janë ndaluar 19 udhëheqës të këtyre minierave.

Edhe në operacionet e djeshme ajrore ndaj organizatës terroriste PKK të ndërmarra në zonën rurale të këtij qyteti u asgjësuan 8 terroristë.

Sipas informatave të marra nga burimet e sigurisë, në zonën rurale të fshatit Jenixhe (Yenice) të nënprefekturës Bejtyshebap, dronët zbuluan një grup 8 anëtarësh të organizatës terroriste PKK.

Në operacionet e mbështetura nga ajri të ndërmarra në dy pika të ndara në këtë zonë u asgjësuan 8 terroristë të PKK-së.

Bëhet e ditur se operacionet kundër organizatës terroriste PKK në këtë zonë vazhdojnë ende.



Lajme të ngjashme