Kryeministri somalez të mërkurën në Ankara për vizitën e parë zyrtare në Turqi

Kryeministri i Somalisë, Hassan Ali Khayre, do të realizojë të mërkurën (25.10.2017) vizitën e tij të parë zyrtare në Turqi...

Kryeministri somalez të mërkurën në Ankara për vizitën e parë zyrtare në Turqi

Shefi i qeverisë somaleze, Hassan Ali Khayre, do të vijë në Turqi për një vizitë zyrtare në datat 25-27 tetor, bën të ditur Zyra për Shtyp e Kryeministrisë.

“Të enjten, më 26 tetor, Khayre do të takohet në Ankara kokë më kokë me Kryeministrin Binali Yildirim dhe më pas dy homologët do të drejtojnë bisedimet ndërmjet delegacioneve. Gjatë këtyre bisedimeve do të merren në shqyrtim marrëdhëniet dypalëshe dhe shkëmbehen mendime mbi çështjet rajonale e ndërkombëtare në rend të ditës”, theksohet mes të tjerash në komunikatën e Zyrës për Shtyp të Kryeministrisë turke.

Ndërsa burime nga Mogadishoja zyrtare njoftojnë se Hassan Ali Khayre do të vizitojë gjithashtu qytetarët somalezë, që u plagosën në sulmin terrorist të 14 tetorit dhe më pas u sollën në Turqi për kurim.



Lajme të ngjashme