Turqi – 1 ushtar bie dëshmor në përpjekjen me PKK-në

Një ushtar ka rënë dëshmor, kurse 2 të tjerë janë plagosur lehtë në përleshjen ndërmjet forcave të sigurisë dhe terroristëve, anëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK në nënprefekturën Bashkale (Başkale) të Vanit.

Turqi – 1 ushtar bie dëshmor në përpjekjen me PKK-në

Sipas një komunikate të lëshuar nga Prefektura (e Vanit) shkëmbimi i zjarrit me pjesëtarët e organizatës separatiste terroriste filloi gjatë operacionit antiterror të njësive të Komandës së Xhandarmërisë së Rrethit në periferi të lagjes Esenyamaç të nënprefekturës (Bashkale). Në përleshje ra dëshmor një ushtar si dhe u plagosën lehtë dy të tjerë.

Në të njëjtën përleshje me arme u neutralizuar edhe 3 terroristë, bën të ditur komunikata, ndërsa thekson se operacionet antiterror në zonë vazhdojnë me vendosmëri për të garantuar qetësinë dhe sigurinë e popullit.

“Gjatë operacionit u sekuestruan gjithashtu një armë snajper, armë këmbësorie e tipit AK-47, 3 bomba dore, laptop, telefon celular, aparat fotografik, bateri të lëvizshme dhe një hartë e zonës”, sqaron komunikata e Prefekturës.

 


Lajme të ngjashme