Forcat e Sigurisë së Turqisë asgjësojnë 64 terroristë të PKK-së brenda një jave

Ministria e Brendshme deklaroi se operacionet antiterror në vend vazhdojnë me gjithë shpejtësi.

Forcat e Sigurisë së Turqisë asgjësojnë 64 terroristë të PKK-së brenda një jave

Ministria e Brendshme e Turqisë deklaroi se në operacionet antiterror të ndërmarra javën e fundit janë asgjësuar 64 terroristë.

Në komunikatën e bërë nga Ministria në fjalë thuhet se në 1 mijë e 545 operacione të ndërmarra ndaj organizatave terroriste mes datave 16-23 tetor janë asgjësuar 64 terroristë ku janë vrarë 45 terroristë, 8 janë kapur të gjallë dhe 11 u dorëzuar pranë forcave të sigurisë.

Në mes tjerash u tha se në kuadër të këtyre operacioneve janë ndaluar 131 persona për lidhjen e tyre me organizatat terroriste PKK/KCK, 643 persona për lidhje me organizatën terroriste gyleniste FETO/PYD dhe për lidhje me organizatat ekstreme të majtë 16 persona.

Ndërkaq në kuadër të luftës kundër krimeve kibernetike ndaj 273 personave janë ndërmarrë veprime ligjore.

Në komunikatë gjithashtu u tha se në kuadër të luftës kundër kontrabandimit dhe narkotikëve janë ndërmarrë 3 mijë e 466 operacione ndërsa janë ndaluar 4 mijë e 645 persona.

Ndërkohë Shtatmadhoria e Ushtrisë Turke bëri të ditur se në operacionet antiterror të mbështetura nga ajri që vazhdojnë në zonën Zap në veri të Irakut, në operacionet ajrore janë asgjësuar 2 terroristë, ndërsa numri i përgjithshëm i terroristëve të asgjësuar në këto operacione doli në 47.



Lajme të ngjashme