Zejbekci: Asnjë kufizim për eksportin e produkteve bujqësore drejt Rusisë

Ministri i Ekonomisë, Nihat Zejbekxhi (Nihat Zeybekci) bëri të ditur se me Rusinë nuk ka mbetur asnjë kufizim për produktet bujqësore.

Zejbekci: Asnjë kufizim për eksportin e produkteve bujqësore drejt Rusisë

Ministri i Ekonomisë, Nihat Zejbekxhi (Nihat Zeybekci) bëri të ditur se me Rusinë nuk ka mbetur asnjë kufizim për produktet bujqësore dhe shtoi: “Duke filluar nga ditët e fundit të tetorit, përfshi edhe domatet, në Rusi do të fillojnë të dërgohen (eksportohen) të gjitha produktet bujqësore”.

Ministri turk, pas Mbledhjes së 15-të të Komisionit Ekonomik të Përzier Ndërqeveritar Turko-Rus të zhvilluar në kryeqytetin Kazan të Tataristanit, që varet nga Federata e Rusisë, bëri vlerësime për interesin e gazetarëve.

Ai u shpreh se në kuadër të mbledhjes u shqyrtuan të gjitha çështjet ndërmjet Rusisë dhe Turqisë dhe vijoi: “Principi ynë themelorë në marrëdhëniet tregtare Turqi-Rusi është mos të pasurit asnjë pengesë në tregtinë, investimet dhe ekonominë ndërmjet dy vendeve”.

Ai theksoi se në këtë drejtim është duke vazhduar një qasje shumë pozitive nga ana e Turqsë dhe Rusisë.

“Sot nuk ka mbetur asnjë kufizim në tregtinë e produkteve bujqësore me Rusinë. Unë falënderoj edhe Ministrin rus të Energjisë, Aleksandr Novak për lajmin e bukur që na dha sot. Heqjen e pengesës për eksportin e domates, e cila do të vihej në zbatim në 1 dhjetor, rishikuan edhe do ta vejnë në zbatim në datën 1 nëntor dhe kjo do të thotë që duke filluar nga ditët e fundit të tetorit, përfshi edhe domatet, në Rusi do të fillojnë të dërgohen të gjitha produktet bujqësore” tha Ministri i Ekonomisë, Nihat Zejbekxhi.   



Lajme të ngjashme