Operacioni në Genç, neutralizohen 5 terroristë

Numri i terroristëve të neutralizuar në operacionin që vazhdon kundër organizatës separatiste terroriste PKK në zonën rurale Toklu të nënprefekturës Genç të rrethit Bingël (Bingöl) arriti në 5.

831822

Në deklaratën e bërë nga prefektura e rrethit, në operacionin që vazhdon në zonën e sipërpërmendur u kap i vrarë së bashku me armën edhe një terrorist tjetër.

Kështu që numri i terroristëve të neutralizuar arriti në 5 duke u bërë e ditur gjithashtu se operacioni vazhdon.

Sipas deklaratës së bërë dje nga Shtabi i Përgjithshëm, bëhej e ditur se në zonën rurale të Gençit, u përcaktua një grup terroristësh që përgatiteshin të sulmonin njësitë ushtarake. Në deklaratë bëhej e ditur gjithashtu se mbrëmë 4 terroristët e armatosur të përcaktuar në zonë në fjalë u neutralizuan me një operacion ajror. 

Lajme të ngjashme