Erdogan: Ne zhvillojmë luftën më të madhe kundër organizatës terroriste DAESH

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan mbajti një fjalim në Forumin e Civilizimeve në Universitetin Ibn Haldun

Erdogan: Ne zhvillojmë luftën më të madhe kundër organizatës terroriste DAESH

(AA) Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në një fjalim të mbajtur në Forumin e Civilizimeve në Universitetin Ibn Haldun tha se vendi i tij po bën luftën më të madhe kundër organizatës terroriste DEASH, duke shtuar se "Ne jemi një shtet i cili zhvillon luftën më të madhe kundër DEASH-it. Paralelisht me këtë luftë, ne themi se DEASH-i nuk ka asgjë të përbashkët me Islamin. Këtë ne e përsërisim në çdo takim ndërkombëtar dhe në takimet me përfaqësuesit e shteteve myslimane”, tha ai.

Presidenti i Turqisë në fjalimin e tij ripërsëriti qëndrimin se bota është më e madhe se pesë anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe se kushtet aktuale janë shumë larg Luftës së Dytë Botërore.

"Kundërshtimi ynë ndaj faktit se bota është më e madhe se pesë anëtarët e përhershëm të KS-OKB-së, përveç dimensionit të thirrjes për drejtësi, është gjithashtu një thirrje e qytetërimit”, tha Erdogan sipas të cilit pesë shtete nuk mund të përcaktojnë fatin e tërë botës.



Lajme të ngjashme