Stambolli mirëpret samitin e Organizatës D-8 për Bashkëpunim Ekonomik

Sot në Stamboll nën mikpritjen e Turqisë filloi Samiti i 9-të i Organizatës D-8 për Bashkëpunim Ekonomik me temë "Zgjerimi i Shanseve përmes Bashkëpunimit"...

831210
Stambolli mirëpret samitin e Organizatës D-8 për Bashkëpunim Ekonomik

Sot në Stamboll nën mikpritjen e Turqisë filloi Samiti i 9-të i Organizatës D-8 për Bashkëpunim Ekonomik me temë "Zgjerimi i Shanseve përmes Bashkëpunimit".

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në Pallatin e Kongreseve dhe Ekspozitave Ndërkombëtare “Lutfi Kirdar” në Stamboll, ku organizohet samiti, bëri një fotografi me përfaqësuesit e vendeve pjesëmarrëse në samitin e D-8-ës.

Kryeministri i Pakistanit, Shahid Hakan Abbasi, vendi i të cilit është kryesuesja e radhës, mbajti fjalimin e hapjes të samitit.

Pas Abbasit në emër të Turqisë, e cila do të marr kryesimin nga Pakistani, fjalën e mori Presidenti Erdoan.   

Në samit marrin pjesë Presidenti i Nigerisë, Muhamed Buhari, Zv/Presidenti i Iranit, Is’hak Xhihangiri, Zv/Presidenti i Indonezisë, Muhammed Jusuf Kalla, Kryeministri i Pakistanit, Shahid Hakan Abbasi, Zv/Kryeministri i Malajzisë, Zahid Hamidi, ministri Shtetëror Përgjegjës për Punë të Jashtme i Bangladeshit, Muhamed Shehrijar Alem dhe Zv/ministri i Jashtëm i Egjiptit, Hamdi Loza.

Po ashtu, Presidenti i Azerbejxhanit, Ilham Aliyev dhe Presidenti i Guinesë, Alpha Conde marrin pjesë si Presidentë të shteteve mysafire. Ndërkaq në samit marrin pjesë edhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare si Organizata e Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (KEI), Organizata e Bashkëpunimit Ekonomik (EIT), Banka Islame për Zhvillim (IKB), Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OBI), Qendra për Studime Historike, Artistike dhe Kulturore të Islamit (IRCICA) dhe përfaqësues nga Qendra e Trajnimit dhe Studimeve Statistikore, Ekonomike dhe Sociale e Vendeve Islame (SESRIC).

Pas përfundimit të ciklit të parë të samiteve të 8 vendeve të botës në zhvillim, i pari i të cilit u mbajt në Turqi, cikli i dytë fillon me samitin e dytë të organizuar në Stamboll.

Me anë të samitit të dytë që mbahet në Turqi, e cila është edhe ideatorë e kësaj organizate, synohet të arrihet në një vizion më të fortë gjatë periudhës së dytë të kësaj organizate.  

Ndryshe, Organizata D-8 për Bashkëpunim Ekonomik u themelua më 15 qershor të vitit 1997 me iniciativë të liderit të ndjerë turk Necmettin Erbakan, dhe kishte për qëllim zhvillimin e bashkëpunimit dhe pasurimin e marrëdhënieve ekonomike dhe sociale mes Turqisë, Iranit, Pakistanit, Bangladeshit, Malajzisë, Indonezisë, Egjiptit dhe Nigerisë.



Lajme të ngjashme