Kryeministri turk kritikoi ShBA-në për lejimin e vendosjes së posterit të liderit të PKK-së në Rakka

“Vendosja e posterit të liderit të organizatës terroriste PKK në qytetin Rakka ka shkaktuar dëme të mëdha marrëdhënieve aleate të ShBA-së me Turqinë”, theksoi shefi i qeverisë turke.

Kryeministri turk kritikoi ShBA-në për lejimin e vendosjes së posterit të liderit të PKK-së në Rakka

Kryeministri Bianli Jëlldërëm (Binali Yıldırım) reagoi ashpër ndaj vendosjes së posterit të liderit të organizatës separatiste terroriste PKK, Abdullah Ëxhallan (Abdullah Öcalan) në qytetin Rakka të Sirisë.

Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve në Ankara, Kryeministri Jëlldërëm tha se “Fotografia e fundit vuri në pah ato që ne çdoherë i kemi thënë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që është aleatja jonë, se bashkëpunimi me një organizatë terroriste për të shkatërruar një organizatë tjetër çon në një fund dramatik. Çfarë presin ShBA-të për të parë që të kuptojnë se YPG dhe PYD, që është fraksion i PKK-së në Siri, janë organizata terroriste?”.

“Vendosja e posterit të liderit të organizatës terroriste PKK në qytetin Rakka ka shkaktuar dëme të mëdha marrëdhënieve aleate të ShBA-së me Turqinë”, theksoi shefi i qeverisë turke, ndërsa shtoi se “Me këtë veprim Shtetet e Bashkuara të Amerikës jo vetëm që nuk mjaftohet me bashkëpunimin me organizata terroriste, por në të njëjtën kohë vënë në rrezik edhe të ardhmen e Sirisë”.

Ndërkaq në përgjigje të pyetjes në lidhje me bisedimet mes delegacionit turk dhe amerikan për zgjidhjen e krizës së vizave, Kryeministri Jëlldërëm tha se çështja është duke u vlerësuar në mënyrë reciproke me zyrtarët e Ministrisë së Jashtme.

“Shpresoj që kjo çështje të zgjidhet lehtësisht. Punimet në nivelin teknik vazhdojnë ende”, bëri të ditur Kryeministri Jëlldërëm.



Lajme të ngjashme