Bozdag: Terroristët e mbështetur nga Amerika varin paçavuret e PKK-së në Rakka

Zëvendëskryeministri dhe Zëdhënësi i Qeverisë, Bekir Bozdaë (Bekir Bozdağ) tha se zhvillimet e fundit në qytetin Rakka të Sirisë, kanë treguar edhe një herë lidhjet ndërmjet organizatës seoaratsite terroriste PKK dhe PYD.

Bozdaë, në rrethin Jozgat (Yozgat) iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me rendin e ditës.

Bozdaë vlerësoi faktin që terroristët e YPG-së, të cilët mbështeten nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në qytetin Rakka të marrë nën kontroll nga DAESH-i, hapën posterat e të ashtuquajtur liderit të organizatës separatiste terroriste PKK dhe rikujtoi se Turqia e ka shprehur shumë herë në mënyrë të qartë që, PYD dhe YPG janë zgjatime të PKK-së në Siri.

Ai tha se në luftën kundër një organizate terroriste, përdorimi i një organizate tjetër terroriste qoftë përkohësisht, qoftë në mënyrë taktike është një gabim i madh dhe këtë pala turke ja ka përcjellë autoriteteve amerikane në çdo rast.

“Këtë e kemi deklaruar si për opinionin publik turk ashtu edhe atë botëror. PKK është e barabartë me YPG, YPG është e barabartë me PYD” tha zëvendëskryeministri.

“Ashtu siç varën posterat e kryeterroristit në sheshin e qytetit, ashtu varen edhe paçavuret e organizatave terroriste. Këto fotografi që kanë dalë në shesh vënë në shesh qartë tezat e Turqisë, se sa të drejta janë ato. Kjo është një shpallje e qartë për botën” u shpreh Bekir Bozdaë .

Lajme të ngjashme