Ministri Çelik tërheq vëmendjen në përshkallëzimin e racizmit në BE

Ministri turk i Çështjeve të Bashkimit Evropian (BE) dhe Kryenegociatori Ëmer Çelik (Ömer Çelik) tërhoqi vëmendjen tek racizmi në rritje në Evropë.

Ministri Çelik tërheq vëmendjen në përshkallëzimin e racizmit në BE

Ministri turk i Çështjeve të Bashkimit Evropian (BE) dhe Kryenegociatori Ëmer Çelik (Ömer Çelik) tërhoqi vëmendjen tek racizmi në rritje në Evropë.

I gjendur në Talin, Kryeqytetin e Estonisë për një vizitë dyditore, Çelik, në Institutin e Politikës së Jashtme të Estonisë, mbajti një fjalim në panelin e drejtuar nga ish parlamentari dhe diplomati Aap Neljas, me titull “ Evropa, E Ardhmja e Përbashkët: Aspekti i Turqisë”.

Ai bëri të ditur se tërheq vëmendjen çështja e rritjes së ekstremit të djathtë në kohët e fundit dhe Bashkimi Evropian, veçanërisht pas procesit të ndarjes së Anglisë (Brexit), ka përshkallëzuar deklaratat kundër Turqisë dhe islamit.

Çelik rikujtoi se ata që shprehen kundër Turqisë dhe islamit janë pala humbëse në fund të procesit.

Ministri turk tha se nëse në të ardhmen nuk nënshkruhen reforma të fuqishme, nëse nuk ka përfitime demokratike dhe ekonomike, atëherë ekstremi i djathtë do të rritet edhe më shumë në Evropë dhe kjo përbën kërcënimin të madh për demokracitë e Evropës.

Ai tërhoqi vëmendjen se ndërkohë që bëhet një luftë e fuqishme kundër organizatave terroriste si DAESH e Al Kaeda, e njëjta luftë duhet të bëhet edhe kundër elementëve që përbëjnë kërcënim brenda Evropës.

Partitë me qendër të djathtë dhe qendër të majtë duhet të prodhojnë një qëndrim parimor dhe duhet të pengojnë që Bashkimi Evropian të mbyllet në vetvete, tha Çelik dhe shtoi: “Për sa kohë që Bashkimi Evropian do të vendnumërojë, atëherë do të prodhojë mikronacionalistë në vetvete”.

Ministri Çelik bëri të ditur se nga aspekti historik Turqia ka qenë në pozicionin e një shteti evropian dhe në kuadër të negociatave të anëtarësimit në Unionin, që vazhdojnë prej 63 vjetësh, reformat e fuqishme të realizuara në 15 vitet e fundit, kanë siguruar një transformim të rëndësishëm të vendit.

Ai tha gjithashtu se Bashkimi Evropian, me shkaqe ideologjike, shtyn vazhdimisht anëtarësimin e Turqisë dhe gjatë bisedave private këtë e thonë vetë edhe autoritetet e vendet anëtare në Union. 



Lajme të ngjashme