Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Erdogan: Turqia e kishte paralajmëruar Barzanin për pasojat e referendumit të 25 shtatorit

Kreu i KRG-së, Masoud Barzani, këmbënguli në mbajtjen e një referendumi pavarësisht shumë paralajmërimeve nga Ankaraja rreth pasoja për Erbilin dhe rajoni, deklaroi Presidenti Recep Tayyip Erdogan...

Erdogan: Turqia e kishte paralajmëruar Barzanin për pasojat e referendumit të 25 shtatorit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka bërë të ditur se mund të mbyllin në çdo çast pikat kufitare me administratën rajonale kurde të Irakut (KRG) për shkak të referendumit të jashtëligjshëm për pavarësi të 25 shtatorit dhe tentativave menjëherë pas tij për të ndryshuar strukturën demografike të Kirkukut.

Kreu i shtetit turk, që më 17 tetor realizoi një vizitë zyrtare në Poloni, iu përgjigj interesit të gazetarëve të pranishëm në avionin presidencial gjatë kthimit në Turqi.

Erdogan theksoi se janë në kontakt të vazhdueshëm me qeverinë qendrore irakiane për sanksionet ndaj KRG-së.

“Ne mbyllën hapësirën ajrore për KRG-në, ndërkohë që po vazhdojnë edhe bisedimet se çfarë do të bëhet për kufijtë tokësorë. Nëse ia dorëzojnë administrimin e kufijve qeverisë qendrore, atëherë do të vendosim kushtin që nevojat e popullatës së KRG-së të plotësohen nga Bagdadi. Pikat kufitare (tokësore) nuk i kemi mbyllur ende, por edhe kjo mund të bëhet në çdo çast”, deklaroi ai.

Lideri turk theksoi më tej se kanë marrë informacione edhe që grupi shiit Hashd al-Shaabi ka shtënë në dorë kontrollin e qytezave Sinxhar dhe Mahmur.

“Nëse këto informacione konfirmohen, atëherë do të na duhet të bëjmë një plan tjetër me bashkëbiseduesit tanë”, sqaroi Erdogan.

I pyetur rreth procesit ligjor për punonjësit e Konsullatës së Përgjithshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Stamboll, që është konstatuar të kanë pasur kontakte me organizatën terroriste gyleniste (FETO), presidenti turk u përgjigj me këto fjalë: “Nëse është fjala për ndonjë vepër penale, atëherë do të bëhet si thotë ligji. Gjyqësori e vlerëson situatën dhe vepron konform legjislacionit.”

Më pas, Erdogan u ndal mbi marrëdhëniet Turqi-Bashkimi Evropian.

“Fatkeqësisht, raportet tona u konsumuan jo pak. Ç’është e vërteta, na kanë mërzitur seriozisht shumë. Por në politikë dhe në marrëdhënie ndërkombëtare thelbësore është që të mos ndërpriten raportet. Prandaj lidhjet nuk duhet të shkëputen. Në fakt, edhe ajo çfarë po bëjmë tani është vazhdimi i marrëdhënieve pa shkëputur lidhjet. Natyrisht që presim një qasje pozitive edhe nga bashkëbiseduesit tanë. Uroj që rezultati të jetë i mirë”, vlerësoi ai.

Në fund, Presidenti Erdogan komentoi gjithashtu tensionet aktuale mes administratës Trump dhe Iranit duke thënë se qëndrimi i Turqisë është i qartë dhe se mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen me diplomaci dhe mirëbesim.

“Ata, që duan të vendosin sanksione ndaj Iranit, duhet së pari të shikojnë veten e tyre. Nuk mund të ketë një botëkuptim që thotë se ‘një vepër është e paligjshme kur bëhet nga të tjerë përveç nesh; pra, na lejohet vetëm neve’. Çështjet duhet të zgjidhen përmes diplomacisë qëllimmirë”, përfundoi kreu i shtetit turk.



Lajme të ngjashme